E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikimet me pensionet, 26 dosje të reja në Prokurori

Pas skandalit të zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me 91 dosje të manipuluara, 26 dosje të reja i kalojnë organit të akuzës për procedim penal

Zbulohet një tetër skandal me dosjet e pensioneve. Dega e Sigurimeve Shoqëror në Durrës ka zbuluar të tjera dosje, të cilat dyshohet të kenë në brendësi të tyre materiale e dokumente të falsifikuar për përfitim të paligjshëm të pensionit të pleqërisë. Vetëm në periudhën janar-10 mars 2010 janë vënë në tryezën e inspektorëve të sigurimeve 26 dosje një pjesë e të cilave janë bërë objekt i padisë penale. Oficerët e Policisë Gjyqësore nisur nga kallëzimi që ka bërë dega rajonale e Sigurimeve Shoqërore ka përpiluar padinë penale duke akuzuar disa shtetas për falsifikim të të dhënave të gjendjes civile, kryesisht ndryshime në vitin e lindjes. Këto pohime bëjnë të qartë se kanë marrë zgjidhje dosjet e kontrolluara nga KLSH një vit më parë. Mangësitë në dokumentacion, falsifikimi i moshës, ndryshimi i kategorisë së punës apo problemet me dokumentacionin shëndetësor kanë ndëshkuar një pjesë të përfituesve ilegjitim të pensioneve të pleqërisë dhe të invaliditetit. Pas 91 dosjeve të parregullta që u gjetën nga KLSH, dega Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ka zbuluar dosje të tjera nga Auditi i Fierit. Kanë qenë 235 dosje gjithsej objekt i kontrollit dhe nga ky numër, 91 dosje kanë përfunduar në procesin e hetimit të mënyrës se si është plotësuar dokumentacioni për të shkuar më pas në zbulimin e fenomenit të njohur të falsifikimit. Nga 91 dosje që janë bllokuar, 58 janë shqyrtuar përfundimisht dhe një pjesë e tyre u vendosen përballë organit të drejtësisë. Gjykata e Durrësit është shprehur përfundimisht duke u hequr të drejtën e përfitimit të pensionit, pasi përfituesi kishte abuzuar. Togat e zeza kanë lënë afat për abuzuesit me ligjin që të kthejnë shumat që kanë marrë si pensionit ti arkëtojnë për llogari të sigurimeve të gjitha shumat që ka marrë në 3 vitet e fundit. ndërsa gjykata ka detyruar pensionistin e rremë të kthejë paratë. Pas zbulimit të shumë dosjeve të falsifikuara, kreu i Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Durrës, Frederik Tufa, pati deklaruar se në këto veprime të paligjshme kanë dorë punonjës të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore dhe për këtë arsye janë detyruar të lënë punën 3 punonjës. Në DRSSH Durrës,auditimi i pensioneve të pleqerisë, që rrjedhin nga ligji me Nr.7703 datë 11.05.1993, u krye në DRSSH Fier,ne zbatim të Urdhërit të Drejtoreshës se Pergjithshme te ISSH-se, Nr.1253/2 datë 06.06.2007. Auditimi u përqëndrua në inspektimin e plotesisë së dokumentacionit, që argumenton përfitimin ,si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore, mbi bazën e të cilave është përcaktuar përfitimi.Në bazë të rezultateve të kontrollit nga auditi Fier, DRSSH Durrës filloi menjëherë procedurat për pezullimin e pagesave të pensioneve për të gjithë përfituesit,dokumentat e të cilëve janë me probleme,apo nuk justifikojnë përfitimin. Nga ky auditim , u cilësuan me probleme në dokumentacion dhe u pezulluan 24 dosje,për të cilat ISSH ja i delegoi për t`i dërguar në Prokurori, për vërtetësinë e dokumentacioneve.DRSSH Durrës, ka dërguar në Prokurori 24 dosje,për të cilat prokuroria do të shprehet për vlefshmërinë e dokumentave me të cilat janë lidhur këto pensione.Nga këto dosje të dërguara në prokurori, 3 dosje rezultojnë me probleme dhe 21 të tjera po verifikohen për vërtetësinë e dokumentacionit , nga ana e Prokurorisë. Në DRSSH Durrës, kanë përfunduar të gjitha procedurat me dosjet e audituara dhe tani është prokuroria ajo që do të shprehet për vlefshmërinë e dokumentacionit të këtyre dosjeve.Janë në përfundim e sipër të gjitha procedurat, Prokuroria është shprehur për 18 dosje të cilat janë pushuar së hetuari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›