Falsifikimi, 1 mije lekeshi i ri gati ne treg
Vetem pas nje jave ne treg do te prezantohet nje prerje e re e 1 mije lekeshit. Keshilli Mbikeqyrjes i Bankes se Shqiperise ka miratuar pak dite me pare rishtypjen e kartemonedhes shqiptare te prerjes 1000 leke, emetim i vitit 2001. Burimet zyrtare ne BSH-se bejne me dije se, kartemonedha e re, e prerjes 1000 leke, emetim i vitit 2007, ka te njejtat pamje dhe permasa me kartemonedhen e prerjes 1000 leke, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i meparshem, ajo do te kete perforcime te disa elementeve te sigurise si dhe permiresime te qendrueshmerise ndaj demtimit. Disa elemente te sigurise qe ndryshojne ne prerjen e re jane, firma e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe e Drejtorit te Emisionit dhe viti ne trupin e saj do te jete 2007. Gjithashtu shtohet elementi i qosheve te perforcuara, rritet gjeresia e fillit te sigurise, relievi i kartemonedhes eshte me i ndjeshem ne prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave dhe kartemonedha eshte llakuar per ta mbrojtur nga lageshtia. Banka e Shqiperise njofton publikun shqiptar se ne daten 14 nentor 2008 do te hidhet ne qarkullim kartemonedha e prerjes 1000 Leke, emetim i vitit 2007. Ky vendim i marre ne vitin 2006, eshte ne perputhje me programet e meparshme te Bankes se Shqiperise dhe ka si qellim, modernizimin e kartemonedhes se prerjes 1000 leke, sipas standardeve me te mira te arritura ne fushen e emisionit te parase. Sipas burimeve ne BSH-se, kartemonedha e re ka ne perberjen e saj te gjitha elementet bashkekohore te sigurise, qe perdoren sot ne kete fushe. Sipas Bankes hedhja ne qarkullim e kesaj kartemonedhe i sherben permiresimit te cilesise se parase ne qarkullim.
Duke filluar nga 14 nentor 2008, kartemonedha e prerjes 1000 Leke, emetim i vitit 2007, do te perdoret si mjet pagese paralelisht me te gjitha kartemonedhat ekzistuese ne qarkullim te kesaj prerjeje, te emisioneve te meparshme. Gradualisht, do te terhiqen nga qarkullimi kartemonedhat e demtuara duke u zevendesuar me kartemonedha te reja. Sipas burimeve konfidenciale ne Banken e Shqiperise prerja 1000 leke ka qene me e falsifikuara deri me tani, e kartemonedhave leke te hedhura ne treg pas viteve 1990.