E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: BQE, kundër vonesave mbi borxhin grek

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. S’ka rishikime të pjesshme dhe asnjë alternativë kreditimi”, u shpreh Trichet.
Me fjalë të tjera, në rast vonesash të pjesshme ose totale të Greqisë, Banka Qendrore Evropiane mund të mos i konsiderojë më obligacionet greke garanci të mjaftueshme në këmbim të kredive, si ato të rëna dakord me bankat e eurozonës, fakt që mund të jetë shumë problematik.

Trichet theksoi gjithashtu se ishte “përgjegjësia e qeverive të diskutonin me investitorët privatë” për pjesëmarrjen e tyre në planin e ndihmave të reja për Athinën.

“Ne nuk marrim vendime, janë qeveritë që e bëjnë këtë dhe ne nuk duam t’i zëvendësojmë në ato detyra që u përkasin atyre. Secili duhet të ketë një nivel përgjegjësie”, u shpreh ai.
/Start/

                                                                                             2011-07-07 20:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›