E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembehet dhe perdhunohet e mitura

PESHKOPI- Dy vellezer dyshohet se kane rrembyer dhe me pas perdhunuar per dy dite me radhe nje bashkefshatare te mitur. Policia e Peshkopise ndaloi mesditen e djeshme Erjol dhe Xh. Laci, ndersa shoqeroi edhe te afermin e tyre, B. Laci, pasi mendohet se ka pasur dijeni per ngjarjen dhe ishte pronar i baneses ku u mbajt vajza. Denoncimin e ka bere vete vajza 16-vjecare, ndersa ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kastriot. Akuza qe rendon ndaj dy te rinjve eshte ajo e "rrembimit te personit" dhe "kryerje e marredhenieve seksuale me dhune me te mitura".

"Ne oren 12:30 u arrestuan Erjol Laci dhe Xh. Laci, nga fshati Kastriot i Dibres, 21 dhe 22 vjec, pasi jane paditur nga nje e mitur 16 vjecare, te cilen pasi e kane rrembyer duke e mbajtur te izoluar, njeri prej tyre ka kryer dhe marredhenie seksuale me dhune", njoftoi policia vendore dje per gazeten "KJ". Por sipas rrefimit te te demtuares, ngjarja ka ndodhur ne daten 8 shkurt te ketij viti, kur dy te rinjte e kane marre me force te mituren ne banesen e saj, ndersa ishte e vetme, duke e derguar ne nje ndertese te braktisur, ku dhe e kane keqtrajtuar dhe perdhunuar. Vajza ka deshmuar se Erjol Laci ka qene personi qe ka kryer marredhenie seksuale me dhune, ndersa vellai i tij akuzohet vetem per "heqje te paligjshme te lirise" dhe "armembajtje pa leje". Burime zyrtare bene me dije se edhe i zoti i baneses, B. Laci, eshte ndaluar nga policia pas kontrolleve te kryera.

Vajza eshte mbajtur me force per dy dite me radhe dhe eshte liruar vetem ne daten 9 shkurt. E mitura ka rrefyer se edhe eshte rrahur nga te dyshuarit, pervecse eshte perdhunuar. Sapo eshte kthyer ne banese vajza ka rrefyer ngjarjen per prinderit qe e kishin shpallur te humbur, duke kerkuar ndihme per gjetjen e saj. Ajo eshte derguar ne spital per ekzaminime mjeko-ligjore dhe mjekim dhe me pas ka bere denoncimin ne komisariat. Gjate aksionit per kapjen e dy te rinjve nga Laci, nuk ka pasur asnje rezistence, ndersa jane ngritur edhe dy akuza per "rrembim personi" dhe "kryerje te marredhenieve seksuale me dhune". Te dyshuarit nuk kane pranuar akuzat e ngritura, por grupi hetimor deklaroi se ka prova te mjaftueshme per dhunen e ushtruar.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›