E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helsinki Shqiptar: Vonesa per leternjoftimet

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlereson se pajisja me karta identiteti te shtetasve qe nuk kane pasaporte, eshte faktor me rendesi per realizimin e se drejtes per te votuar dhe per nje pjesemarrje, sa me te gjere te votuesve ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Sipas ketij organizmi, do te ishte nje shkelje e rende e se drejtes per te votuar, nese shtetasit nuk arrijne te pajisen me karta identiteti, per shkak te dobesive teknike, organizative, elementeve euforike te pabazuar dhe mos njoftimit ne kohe te shtetasve.

"KSHH po ndjek me vemendje kete ceshtje ne Tirane dhe ne disa bashki te tjera. E verteta eshte se ka vonesa te karakterit burokratik, qe kerkojne nderhyrje urgjente. KSHH konsideron shqetesues, jo thjeshte prodhimin ne kohe te kartave te identitetit, por sidomos procesin e shperndarjes se tyre dhe njoftimin e shtetasve qe nuk disponojne pasaporta, kur dihet se rreth 730 mije shtetas duhet te pajisen me keto karta", thuhet ne njoftimi i dhene nga ana e KSHH. Duke pasur parasysh kohen relativisht te shkurter qe na ndan nga dita e zgjedhjeve, numrin e madh te shtetasve pa pasaporta ne bashki dhe komuna te ndryshme, duke mbajtur parasysh faktin se sensibilizimi i publikut eshte i dobet, KSHH-a sugjeron qe te behen publike emrat e personave qe duhet te pajisen me karte identiteti si dhe te merren masat per njoftimin individual te atyre, qe nuk disponojne pasaporte. Nderkohe kerkohet pajisja me karte falas e romeve dhe egjiptianeve si dhe atyre personave, qe kane nje minimum jetik, ata me asistence sociale, te semuret, invalidet. Nderkohe qe kerkohet nga KQZ qe te thuhet se cilat jane dokumentet e nevojshme, per te burgosurit dhe te paraburgosurit. Nderkohe qe Komiteti Shqiptar i Helsinkit nxit mediat dhe shoqerine civile, te fillojne sensibilizimin e publikut per pajisjen me karte identiteti. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›