E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, sherr per "Ullishtat"

Rozeta Rapushi

Deputetet debatuan dje ne Komisionin e Ligjeve, per "ngercin", ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Diskutimi i projektit per dhenien me koncesion te nje siperfaqe 1000 hektare, per kultivimin e ullirit, rindezi sherret per procesin e kthimit te pronave. Ne grup deputetet socialiste abstenuan ndaj projektligjit, jo per faktin se jane kunder koncesionit e kultivimit te ullirit, por per faktin se siperfaqe te tilla, mund te sherbejne per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Me ta u bashkua dhe deputeti republikan Arian Madhi, i cili abstenoi dhe u shpreh se do te votoje pro ne seance, vetem nese sigurohet, se keto siperfaqe jane refuzuar te merren si kompensim nga pronaret. "Jepuni me pare pronat pronareve, e me pas sillni projekte te tilla. Dua te di, se pse eshte refuzuar kompensimi, kur keto toka, jane afer bregdetit. Ndaj abstenoj", u shpreh socialisti Pandeli Majko. Po keshtu, te gjithe deputetet e majte, si Elmaz Sherifi dhe Besnik Dervishi, theksuan se jane pro nismave te tilla, po kunder korrupsionit me pronat. Ne te njejten linje, dhe kreu republikan Madhi, vijoi se nuk mund te jape voten, nese nuk sigurohet se siperfaqe te tilla u refuzuan nga pronaret. "Kam nevoje per sqarime. Nese zyrtarisht nga Ministria e Bujqesise me shpjegohet se pronaret refuzuan kete siperfaqe toke, atehere do te votoje pro. Ne te kundert abstenoj", tha Madhi. Por sipas mazhorances, keto toka jane refuzuar nga pronaret, pasi nuk vlejne. "Keto nuk jane toka ne buze te bregdetit. Por jane larg e me shkurre. Fermeret e zones, jane pajisur me toka ne fusha dhe ish pronaret nuk pranojne kompensim me toka te tilla", replikoi demokrati Dashnor Sula. Sipas tij, kontrata e koncesionit per kultivimin e ullinjve, duhet miratuar pasi eshte e para ne fushen e bujqesise dhe e rendesishme. Sipas kontrates, parashikohet qe ne komunat Synej, Luz i Vogel, Kryevidh dhe Gose ne Kavaje, te kultivohen deri ne nje siperfaqe prej 1000 hektaresh ullinj. Me gjithe kundershtimet, ajo u miratua ne mbledhjen e djeshme te komisionit, per t'i kaluar seances plenare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›