E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Buxheti i Tiranes, kaloi afati"

Prefekti i Qarkut te Tiranes ka deklaruar se dje, kane kaluar afatet ligjore per firmosjen e buxhetit te bashkise se Tiranes per vitin 2009, megjithate, ai ka premtuar tolerance disa ditore, duke i lene mundesine Keshillit Bashkiak qe te mblidhet per votim. Ai ka deklaruar se kete e ben jo per persona te vecante, por per komunitetin, te cilit normalisht duhet t'i dedikohet buxheti. "Nuk me eshte dorezuar akoma buxheti per firme, nderkohe qe afati ka kaluar", tha prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keci. Megjithate, ai deklaroi se nuk do te tregohet strikt me afatet, pasi buxheti eshte ne sherbim te komunitetit. "Sot (dje) perfundoi afati ligjor i ardhjes se vendimit nga dita qe ky merret ne Keshillin Bashkiak. Per hir te interesave me te medha te komunitetit te Tiranes, une nuk do te jem aq strikt ne afatin ligjor, por nuk besoj se do te jete afati kohor, shqetesimi dhe ky problemi", deklaroi prefekti i Qarkut te Tiranes, Keci. Ai eshte shprehur se, perderisa palet nuk po gjejne nje zgjidhje, atehere duhet te kete nje mbledhje tjeter per votimin e buxhetit te bashkise se Tiranes. "Nuk ka ardhur vendimi dhe nuk pres te vije, sepse nisem gjithmone nga deklarata e kryetarit te Keshillit qe ka thene qe votimi ka qene nul", tha Keci. Sipas tij, meqenese votimi eshte cilesuar nul, logjikisht duhet te kete nje votim tjeter, pra nje mbledhje tjeter te keshillit. Tashme, projektbuxheti i bashkise eshte ne duart e kryetarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, i cili duhet ta firmose dhe me pas t'ia kaloje perfundimisht per firme, prefektit. Por, deri tani qendrimi i kryetarit Sokol Dervishaj per buxhetin eshte se votimi qe u be para nje jave, eshte i pavlefshem. Pak dite me pare, Keci deklaroi se dega e thesarit te Tiranes, nuk mund te levroje fondin e buxhetit te bashkise 2009, pa pasur perpara dokumentin e vendimit te Keshillit Bashkiak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›