Ish-kryetari i prokurorise se Durresit, lirohet nga akuzat per fshehje pasurie
R. Rapushi
Ish-kreu i Prokurorise se Durresit, Arjan Ndoja, mund te pretendoje serish te kthehet ne detyre. Prokuroria e Tiranes, mbylli ceshtjen e tij, kallezimin penal te bere nga Inspektorati i Larte per Deklarimin e Pasurive, per fshehje dhe mashtrim ne deklarimin e pasurise te nje shume prej 743.000 eurosh, qe nuk i justifikonte plotesisht me detyrat e kryera ne vitet e fundit. Burime nga Prokuroria e Tiranes, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se ceshtja u mbyll pasi u pyeten personat ne lidhje me te. Ne nje kohe kur ne nentor te vitit qe shkoi, kreu i sapo emeruar i Inspektoratit, Adriatik Llalla, e paditi ne prokurori per vepren penale "Refuzimi per deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike" te parashikuar nga Neni 257/a/2 i Kodit Penal. Ky ishte dhe zyrtari i pare, qe Llalla e paditi ne organin e akuzes. Aktualisht, Ndoja eshte prokuror i thjeshte ne qytetin e Durresit. Pas kallezimit te bere nga Inspektorati per fshehje te pasurise, ai dha doreheqjen, e kaloi si prokuror i thjeshte. Por duke qene se ne krye te prokurorise se qytetit bregdetar eshte vene zevendesi i tij i komanduar, me mbylljen e ceshtjes se prokurori, Ndoja mund te pretendoje serish per kreun e organit te akuzes. Sipas inspektoratit, Ndoja zoteronte nje shume prej 743.000 eurosh qe nuk i justifikon me detyrat e kryera ne vitet e fundit. Ne formularin e tij te pasurise, Ndoja deklaron se te ardhurat i ka fituar gjate periudhes Qershor 2004 - Janar 2008, nga puna e tij si avokat i Dhomes se Avokatise Tirane, ne shumen 743.000 euro. Por pas kontrollit te ushtruar nga Inspektorati ne institucionet perkatese, si Bankat e Qendra Kombetare e Regjistrimit, rezulton e kunderta. Lidhur me burimin e krijimit te pasurise, ky subjekt ka paraqitur ne ILDKP 18 fatura, me ane te se cilave ka dokumentuar marrjen e te hollave nga disa kliente, fatura te cilat ne total kapin shumen 657.000 euro per rrjedhoje mbeten te pambuluara me fatura justifikuese, nje sasi prej 86.000 euro.
Kallezimi
Arian Ndoja u padit ne nentor nga ILDKP, pasi ne deklaraten e tij te pasurise, pasqyroi te dhena, te cilat krijonin dyshime te arsyeshme se nuk ishin te verteta, ku pretendohej nje shume prej 86.000 euro e pajustifikuar.
Pasuria e deklaruar e Ndojes
Makine tip Benz 190, me vlere 200.000 leke
Gjendje cash ne shumen 20.000 Euro
Te ardhura nga paga e bashkeshortes, shefe personeli dhe juriste e Hotel "Dajtit" prej 500.000 leke
Apartament banimi, me sip. 117.5 m², Rr. "Irfan Tomini" Tirane, me vlere 65.000 euro, i pa hipotekuar, i likuiduar
Apartament banimi me sip. 327.71 m², me vlere 163.855 euro te ndodhur ne Shengjin Lezhe
Apartament banimi me sip. 90.2 m², Shengjin Lezhe, me vlere 2.000.000 leke, i hipotekuar, i likuiduar
Lokal (njesi sherbimi), me sip. 114.6 m², ne Shengjin Lezhe, me vlere 114.600 euro, i pa hipotekuar
Lokal (njesi sherbimi), me sip. 159.52 m², ne Shengjin Lezhe, me vlere 159.520 euro
Automjet tip BMWme vlere 34.000 euro, nga e cila likuiduar 17.000 euro dhe pjesa tjeter prej 17.000 euro me huadhenie nga Raifaizen Bank me leasing,
Gjendje cash shuma prej 130.000 euro.