E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja Topalli ne Bullgari takim me homologen Caceva

Bullgaria do të jetë përkrah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Një garanci e tillë iu dha kryeparlamentares, Jozefina Topalli, gjatë vizitës në Bullgari, nga homologia e saj Cecka Caceva. 
E shoqëruar nga Kryetarja Cecka Caceva, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e nisi vizitën saj me një ceremonial zyrtar para monumentit të “Ushtarit të panjohur”, në nderim të ushtarëve bullgarë të rënë në luftë.   
Pas këtij ceremoniali të veçantë, Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim nga Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë.
 “Në çdo takim me faktorë të rëndësishëm të politikës së BE-së, tha zonja Caceva, kam lobuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, u takova në Dublin me Ministrin e jashtëm të Irlandës, vend që mban presidencën e BE-së dhe i fola për progresin e bërë nga Shqipëria. Uroj që anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane të jetë sa më i afërt”, u shpreh ajo.
Nga ana e saj, Kryeparlamentarja Topalli vlerësoi faktin se Shqipëria është një vend që bën përjashtim, pasi brenda një kohe të shkurtër ka ecur shumë gjatë duke kthyer faqen e historisë së saj.
“Sot është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në pritje të marrjes së statusit kandidat. Ne jemi të gatshëm të realizojmë gjithçka për të bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve. Presim që opozita të votojë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli, në mënyrë që të kalojmë sa më parë në hapjen e negociatave për anëtarësim|”, deklaroi Kryetarja e Kuvendit.  
Gjatë takimit, Topalli dheCaceva biseduan për një bashkëpunim konkret për të përfituar projekte madhore infrastrukturore përmes fondeve të BE-së. Për Shqipërinë e Bullgarinë, por dhe për zhvillimin e mbarë rajonit ka një rëndësi të madhe realizimi i korridorit 8. Një rrjet rajonal infrastrukturor do të nxiste një epokë të re zhvillimi për gjithë Ballkanin.
Në fund të takimit, Kryetarja e Kuvendit la një shënim në librin e përshtypjeve të Parlamentit të Bullgarisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›