Kalimash Mjegulla e dendur con ne perplasje disa makina bllokohet disa ore trafiku
Disa makina te perfshira ne aksidentin e ndodhur dje ne afersi te hyrjes se tunelit te Kalimashit ne Kukes shkaktuan disa te plagosur lehte ndersa bene qe kalimi i mjeteve te bllokohej per disa ore. Policia tha se ndryshe nga te dhenat e momentit te pare te ngjarjes numri i makinave te aksidentuara eshte 20. Perplasja zinxhir ka ndodhur per shkak te mjegulles se dendur ne afersi te fshatit Kolsh. Sipas njoftimeve te policise nga vendi i ngjarjes mesohet se ka aksidenti ka vetem persona te plagosur lehte nga ferkimi mes mjeteve por pa pasoja per shendetin e udhetareve. Nuk dihet ende numri i te plagosurve qe jane derguar per mjekim ne spitalin e Kukesit. Sipas te dhenave aksidenti ka ndodhur ne kthesen qe lidh rrugen e vjeter perdrejt Kukesit me rrugen e re pra shume afer tunelit te Kalimashit. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me aksidentin. Drejtuesit e mjeteve ne kete aks kombetar kane ndeshur ne veshtiresi per shkak se Ministria e Transporteve nuk ka marre asnje mase per hedhjen e kripes apo skories ne rruge edhe pse siperfaqja eshte e ngrire nga akulli. Ndryshe ndodh sapo kalon kufirin drejt Kosoves ku rruga eshte e pastruar ne zonat ku ka lageshtire apo ngrica.
Policia thote se shkak per perplasjen e makinave eshte bere mjegulla e dendur dhe ngricat ne rruge. Si pasoje e aksidentit eshte bllokuar edhe qarkullimi normal ne autostraden Durres - Kukes.