E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande Perplasen makinat plagosen kater persona

Kater persona kane mbetur te plagosur ne dy aksidente te ndodhura mesditen e djeshme ne Sarande. Nje kamion ka dale nga rruga ne fshatin Coreme duke u rrezuar disa metra me poshte duke sjelle plagosjen e dy personave qe ndodheshin brenda tij. Behet fjale per 53-vjecarin Qamil Take dhe 50-vjecarin Ramiz Shehu te dy te transportuar ne spitalin rajonal te Sarandes. Nderkaq dy persona te tjere kane mbetur te plagosur ne nje aksident ne fshatin Vllahat te Delvines kur nje automjet ka dale nga rruga duke rene ne kanal. Sipas policise te plagosurit jane Esma Hamzai dhe Kasem Baxhoja te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›