Mallakaster e Sarande sekuestrohen 2 kg heroine dhe 450 kg hashash ne pranga biznesmeni
Lenda narkotike e sekuestruar ne dy operacionet e djeshme ka pasur si destinacion shtetin grek
Dy operacione antidroge me rezultat sekuestrimin e 2 kg heroine dhe 450 kg kanabis sativa jane realizuar diten e djeshme. Operacioni i pare u mbyll ne Sarande ndersa i dyti u realizua gjate oreve te mbremjes ne Mallakaster. Operacionet jane realizuar nga sektori i Krimeve te Renda ne policine e Shtetit. Per pasoje nga policia behet e ditur se eshte vene ne pranga A. H. dhe nje person tjeter qe e shoqeronte emir i te cilit nuk behet i ditur. Hoxha njihet si biznesmen ne Mallakaster dhe dyshohet se eshte pjese e nje rrjeti te gjere te trafikut te droges. Sipas te dhenave te para behet me dije se droga kishte destinacion shtetin grek. Ende nuk behet te ditura detajet te metejshme te operacionit. Nderkohe 450 kg droge u kane rene diten e djeshme ne duart epolicise se Sarandes. Sekuestrimi i lendes narkotike eshte bere nga efektivat e repartit te forcave Delta. Aksioni eshte zhvilluar ne aksin rrugor Lukove-Sarande nga policia kufitare dhe forcat Delta. Gjate sekuestrimit te droges policia ka gjetur edhe nje arme automatike kallashnikov. Zoteruesit e droges i kane braktisur dy makinat ne te cilat ishte vendosur edhe sasia e lendes narkotike dhe kane ikur nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur. Droga e vendosur ne dy automjetet eshte sekuestruar nga policia ne cilesine e proves materiale nderkohe burimet thone se po punohet per kapjen e autoreve. Ku aksion eshte bere ne kuader te shtimit e perforcimit te masave per luften kunder trafikimit te paligjshem te bimeve narkotike te percaktuara e ndermarra kohet e fundit nga Policia e Shtetit.
Operacioni
Mbi bazen e informacionit paraprak te marre nga strukturat e luftes kunder krimit organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore dhe Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Vlore se trafikantet po perpiqen te perdorin rruge alternative per trafikimin e lendeve narkotike ne drejtim te kufirit me shtetin Grek rreth mesnates ne piken e kontrollit ne Bunec jane identifikuar dhe u eshte bere shenje te ndalojne dy automjete. Drejtuesit e tyre nuk i jane pergjigjur urdhrit te sherbimeve te policise per te ndaluar por kane vazhduar rrugen duke u larguar me shpejtesi. Nga ndjekja e menjehershme qe eshte bere ndaj ketyre automjeteve pak minuta me vone eshte bere e mundur kapja ne fshatin Lukove e furgonit tip Hundai pa targa dhe me tej ne fshatin Shen Vasil e fuoristrades tip Mercedes-Benz me targa SE 764 ZY te dyja te braktisura nga drejtuesit e tyre. Nga kontrolli i ushtruar ne keto dy automjete brenda ne fugon jane gjetur 450 kg lende narkotike te ngjashme me ate te llojit kanabis sativa. Gjithashtu nga kerkimet dhe krehja perreth e vendit ku u kapen automjetet sot ne oret e para te mengjesit eshte gjetur edhe nje arme zjarri automatike mod 56 kallashnikov me dy krehra me 60 fisheke. Sasia e lendes narkotike dy automjetet e siperpermendura si dhe arma e zjarrit me gjithe fisheket jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Vijon puna hetimore per kerkimin identifikimin dhe kapjen e arrestimin e personave te perfshire ne kete aktivitet kriminal. Policia eshte vene ne kerkim te dy trafikuesve te droges si dhe po heton perfshirjen e personave te tjere ne kete aktivitet kriminal. Nje aksion te ngjashem nje dite me pare policia arriti te sekuestroje drogen e hedhur pas varrezave ne zonen e Piskoves por pa mundur dot te kape trafikuesin e saj.