Falsifikon diplomën për efekt page, prangoset mësuesi
SHKODËR - Ka falsifikuar dokumentet e dosjes së tij për të përfituar një pagë më të lartë mujore, por është zbuluar dhe tashmë është nën hetim nga Prokuroria e Shkodrës. Gjelosh Çardaku, 59 vjeç, banues në fshatin Nikaj të komunës Shalë në Shkodër, do të hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet të ketë përdorur një diplomë të falsifikuar të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Burime zyrtare të policisë lokale thanë të enjten se “59-vjeçari Çardaku, punonjës në shkollën e mesme ‘Ahmet Shpendi’ në fshatin Breg i Lumit në Shalë të Dukagjinit, ka siguruar një diplomë false për të përfituar një pagë më të madhe mujore”. I njëjti burim tha se çështja në fjalë është duke u ndjekur nga Prokuroria e rrethit të Shkodrës.
8 Shkurt 2008