E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ofron siguri për investimet kuvajtjane në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork në kuadër të punimeve të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në takim të dy kryeministrat ripohuan vendosmërinë e të dy qeverive për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, sidomos në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane për të investuar në Shqipëri në sektorë si infrastruktura, energjia, turizmi etj. Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme të tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj Shqipërisë dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund të mbështeten për suksesin në investimet e tyre në Shqipëri. Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah e siguroi z. Berisha për vendosmërinë e qeverise kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë të investojnë në Shqipëri ne fusha të rëndësishme si në infrastrukturë, energjetikë, turizëm etj. Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe në zhvillimet e fundit  në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes së pavarësisë së shtetit më të ri evropian, Republikës së Kosovës.  Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në rajon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›