Kryeparlamentarja Topalli përshëndet raportin e KE-së për zgjedhjet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë punimeve të seancës së sotme plenare, vlerësoi konkluzionet e raportit të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 28 qershorit, që shënuan një progres pozivitiv. “Raporti thekson se zgjedhjet ishin një progres i qenësishëm. Procedurat e regjistrimit, të identifikimit të zgjedhësve, të adaptimit të një kuadri juridik të përmirësuar shënojnë një progres të rëndësishëm. Rritje të përmirësimit dhe të kohës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një tjetër pikë e rëndësishme e këtij raporti", u shpreh kryetarja Topalli. "Me kënaqësi konstatojmë se dita e votimit ishte shumë mirë e organizuar dhe se procedurat e votimit u vlerësuan si mirë dhe shumë mirë në 93 % të qendrave të votimit", citoi raportin znj. Topalli.
...