E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria një model për partneritetin “AUTISM SPEAKES”

Znj. Liri Berisha një nga bashkëorganizatoret e Konferencës për Autizmin që u mbajt në SHBA, ka vlerësuar partneritetin që Shqipëria ka me “Autism Speakes”

Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, znj.Liri Berisha, një nga bashkëorganizatoret e Konferencës ndërkombëtare për Autizmin që u mbajt ditët e fundit në SHBA, ka vlerësuar partneritetin që Shqipëria ka me “Autism Speakes”, qendra më e madhe mbi autizmin në Neë York, duke e treguar atë si një model që duhet të ndiqet dhe nga vendet e tjera.  “Unë do të inkurajoja që çdo vend të ndërtonte një partneritet të tillë, si ai që ne kemi me “Autisem Speaks”, tha zonja Berisha në fjalën e mbajtur në këtë konferencë. Siç bëhet e ditur në një njoftim të shpërndarë sot për mediat, në kuadër të punës dhe përpjekjeve për studimin dhe kurimin e sëmundjes së Autizmit, znj. Liri Berisha dhe znj. Suzanne Ëright organizuan në Neë York një konferencë prestigjioze, me pjesëmarrjen e shumë Zonjave të Para, mjekë, sociologë, psikologë etj. Konferenca e mbajtur në Neë York është një konfirmim i dëshirës së mirë në këtë drejtim dhe mbahet për herë të dytë dhe nën kujdesin e zonjës Ban Ki Mun. “Autism Speakes” është qendra më e madhe mbi autizmin në Neë York, e themeluar në vitin 2005, e cila ka për qëllim financimin dhe mbështetjen e kërkimit shkencor, parandalimit, trajtimit dhe kurimit të autizmit. Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” dhe Presidentja e tij,  zonja Liri Berisha kanë një partneritet të ngushtë me këtë qendër. Më datë 2 prill, në Ditën e Kombeve të Bashkuara për Autizmin, Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” është bërë pjesë e iniciativës globale për studimin e autizmit. Presidentja e “Autism Speakes”, znj. Ëright bëri një ekspoze mjaft vlerësuese mbi punën e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, si dhe mbi arritjet e këtyre përpjekjeve në këtë fushë. Më pas ajo ia dha fjalën znj. Berisha, e cila në diskutimin e saj hodhi dritë mbi disa iniciativa konkrete në këtë drejtim, si organizimin e një konference kombëtare për të dytin vit radhazi në Shqipëri, ku ekspertë të shkëlqyer ndërkombëtarë do t’i ofrojnë pediatërve, psikologëve dhe aktorëve të tjerë lokalë informacionin e nevojshëm dhe bashkëkohor, si dhe do të ofrohen sesione trajnimi për grupe të vogla specialistësh që tashmë punojnë me fëmijët autistë. Presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, znj. Berisha nënvizoi se një bibliotekë me literaturë mbi autizmin po nis të krijohet falë kontributit të figurave të shquara nga Britania e Madhe dhe SHBA dhe ka nisur dhurimi i librave dhe revistave mbi autizmin. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›