E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Parullat per diktatorin, terror qytetareve"

Gjirokaster- Parullat e diteve te fundit ne vigjilje te pervjetorit te lindjes se ish-diktatorit komunist Enver Hoxha kane vene ne alarm pushtetin vendor ne qarkun e Gjirokastres. Ne nje deklarate per shtyp te shperndare mesditen e djeshme, prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera, ka kerkuar shuarjen e parullave te vizatuara ne qytet ne prag te 16 tetorit, 100 vjetorit te lindjes se ish udheheqesit komunist Enver Hoxha.

"Segmente te interesuara u rikthehen metodave te terrorizmit psikologjik duke e mbushur qytetin me parulla qe evokojne figuren e diktatorit, qe si askush tjeter ne histori zhyti vendin ne persekutimin qe njihet boterisht", pohohet ne deklarate.

"Duke marre ne konsiderate ankimet e shume qytetareve, qe shprehin indinjate per kete dhune psikologjike dhe duke dashur te mbrojme nxenesit dhe gjithe rinine nga kjo dhune, iu bejme thirrje autoriteteve lokale per te perdorur te gjitha mundesite ligjore per largimin e parullave, por ne vecanti nga institucionet fetare, shteterore dhe qendrat kulturore te behet pastrimi i tyre brenda nje afati sa me te shkurter", ishte paralajmerimi i prefektit per kete situate. Ne rruget e lagjeve te gurta, afer shtepise ku ka lindur Enver Hoxha, vihen re te shkruara me boje te kuqe emri i ish-diktatorit dhe viti i lindjes. Karshi tyre edhe nje yll po i kuq me pese cepa.

"Institucioni i prefektit te Qarkut te Gjirokaster i ben thirrje Drejtorise se Policise se Shtetit, te bashkepunoje me Policine Bashkiake dhe bashkine Gjirokaster, per evitimin e ketij fenomeni. Jam i bindur qe forcat politike nuk do te kompromentojne qendrimin e tyre lidhur me ceshtjen", perfundon deklarata per shtyp e prefektit Spiro Ksera. Gjate diteve te fundit, ne prag te 100 vjetorit te lindjes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, persona anonime kane vizatuar ne fasadat e ndertesave te ndryshme ne qytetin e Gjirokastres me boje te kuqe parulla dhe yje pesecepesh. Nderkohe qe ne vigjilje te festimeve per 100 vjetorin e lindjes se Enver Hoxhes jane pergatitur nje sere aktivitetesh dhe vizitash. Vete familja pritet te ofroje per dashamiresit pije dhe embelsira, ndersa vizitat ne Muzeun Etnografik kane nisur prej disa ditesh.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›