Hajdutet bastisin pronarin e servisit
Lushnje- Persona te paidentifikuar kane bastisur shtepine e pronarit te nje servisi, duke i marre 450 mije leke te reja te fitimeve te diteve te fundit. Denoncimi eshte bere mengjesin e djeshem ne Komisariatin e Lushnjes nga E. Meco, ndersa ngjarja ka ndodhur duke u gdhire e enjtja ne fshatin Kemishtaj te komunes Gradishte, prane rruges kryesore. Burime zyrtare te policise bene me dije se kallezimi eshte regjistruar menjehere dhe nisen hetimet per te zbuluar autoret. Mesohet se pronari i servisit "Meco" nuk ka qene ne banese ne ato momente, kurse autoret kane perdorur dritaren e katit te dyte per te hyre brenda. Familja Meco kishte ndertuar nje godine dy kateshe, ku kati i pare sherbente si servis per automjetet, kurse kati i dyte ishte godine banimi. I demtuari ka rrefyer se prane kompjuterit te tij ne dhomen e gjumit kishte lene 450 mije leke te futura ne nje qese najloni. Por kur ka shkuar per t'i marre, pronari ka pare se mbi tavoline leket nuk ndodheshin, kurse dritarja e dhomes ka qene e hapur. Ekspertet ne vendngjarje kane pikasur shenja gishterinjsh, te cilat i kane fiksuar me materialet e tyre per t'i ballafaquar me persona qe njihen si kontingjent kriminale ne kete zone. Burime zyrtare te policise thane se priten rezultatet e Laboratorit Kriminalistik per krahasimin e gjurmeve te gjetura dhe se ne pyetje jane marre anetaret e familjes se demtuar dhe fqinjet e tyre. Shuma e lekeve mesohet se i perkiste nje periudhe pune ne servis prej te pakten nje jave.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj