E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti antidroge ne kultivimin e kanabisit

Shkoder- Pergjimet e telefonatave zbulojne agjentin e antidroges qe dyshohet se eshte i implikuar ne mbrojtjen e dy personave per kultivim dhe prodhim narkotikesh. Operacioni i koduar "Bliri" ka vene ne pranga jo vetem oficerin, por edhe dy te rinjte qe perfitonin nga sherbimet e tij, per rritjen e bimeve kanabis sativa ne fshatrat Dorac dhe Ura e Shtrenjte ne Shkoder. Aksioni i zhvilluar paraditen e djeshme nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka cuar ne qeli per dekonspirim informacioni agjentin Shpetim Guri, 34 vjec, Fatjon Kurtaj dhe Ndricim Fikaj, te dyshuar per kultivimin e droges. Burime zyrtare thane se akuza ndaj oficerit eshte ajo e "shperdorimit te detyres dhe dekonspirim informacioni".

Operacioni

Operacioni ka nisur mengjesin e djeshem nepermjet veprimeve ne terren, per te ndjekur oficerin Shpetim Guri. Me pas eshte kerkuar nje urdher-arresti nga Prokuroria e Shkodres, pasi jane vleresuar disa filmime dhe pergjime te telefonatave, qe ai dyshohet se ka bere me te rinjte Fatjon Kurtaj dhe Ndricim Fikaj per t'i mbrojtur dhe ndihmuar ne kultivimin e qindra rrenjeve kanabis sativa, te mbjella ne zonen e Ures se Shtrenjte. Por Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, SHKB, ka vepruar menjehere duke i vene prangat ne oret e pasdites 34 vjecarit agjent te antidroges, i cili nuk ka pranuar akuzen e ngritur, duke u justifikuar se kishte zgjedhur si strategji kete rruge per te zbuluar narkotikun. Burime zyrtare thane se disponohen prova materiale te mjaftueshme te miratuara edhe nga organi i akuzes per oficerin Guri. Me pas eshte zhvilluar edhe aksioni i ndalimit te Kurtajt dhe Fikajt ne banesat e tyre. Mesohet se hetimi eshte kryer me metoda speciale dhe te aprovuara nga prokuroria, me qellim zbulimin e "informatorit" qe bente te deshtonin operacionet antidroge.

Hetimet

Pas operacionit te zhvilluar drejtues te policise shpjeguan se oficeri Shpetim Guri, me ane te informacioneve ndihmonte dy te rinjte per te kultivuar sasine e droges se mbjelle. Gjithashtu ai i orientonte si te vepronin dhe kur duhet te leviznin. Per kete shkak ishte kerkuar leje per pergjimin e telefonatave te tij te kryera gjate dy javeve te fundit. Jane konfirmuar bisedat e kryera mes tre personave dhe lidhjet e tyre. Kurse Fikaj dhe Kirtaj mesohet se benin kultivimin e kanabis satives, ne zonen malore dhe ne fund do te shperblenin agjentin e antidroges qe pergjigjej per mbulimin e kesaj zone. Por hetimet mesohet se kishin nisur tre muaj me pare nga koleget e tij, qe kishin dyshuar per punen e 34 vjecarit dhe faktin se ne disa raste ishin orientuar gabim ne aksion. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se ky operacion do te pasohet nga te tjere, pasi "bliri" i pretenduar nga oficeri ka qene droge dhe mendohet se ka zona te tjera ku eshte mbjelle hashash. Por nuk u dhane hollesi rreth ketij aksioni, qe pritet te zhvillohet ne malesine e Shkodres dhe te malesise se Madhe. Nje prej zonave te njohura per kultivim te bimeve narkotike ka qene edhe Shkreli, por kete here blute kane krehur te gjitha fshatrat e thelle, duke korrur rreth 70 mije rrenje kanabis sativa.

Te arrestuarit

Shpetim Guri, 34 vjec, agjent antidroge ne polici

Akuzohet per vepren penale te "Shperdorimit te detyres" dhe "dekonspirim"

Fatjon Kurtaj, 26 vjec, banues ne fshatin Ura e Shtrenjte,akuzohet per "kultivim te lendeve narkotike"

Ndricim Fikaj, 34 vjec, banues ne fshatin Ura e Shtrenjte, akuzohet per "kultivim te lendeve narkotike"

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›