Familja Obama vizitë turistike në Kanionin e Madh
Presidenti amerikan Barack Obama, së bashku me zonjën e parë Michelle Obama dhe vajzat e tij Sasha dhe Malia kanë zhvilluar një vizitë turistikë në parkun kombëtar të Grand Canyon ose kanionit të madh në Arizona. Ata kanë vizituar këtë pikë turistike të dielën dhe kanë shijuar pamjet e mrekullueshme që ofrohen në këtë mrekulli natyrore. Kjo vizitë turistike është pjesë e turit të fundjavës së Obamës në disa shtete perëndimore për të promovuar planin e tij për reformat në shëndetësi. Obama kishte planifikuar të kalonte pjesën më të madhe të ditës në kanionin e madh për të vijuar më pas turneun e tij në Phoenix, Arizona, ku do t'i adresohet me një fjalim konventës së "veteraneve të luftërave të huaja". Presidenti amerikan është shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë ta lartë të stafit të tij.