Familja Obama
Kjo frazë është tashmë pjesë e pandarë e çdo fjalimi të Presidentit të sapozgjedhur amerikan, Barak Obama: "Me një baba nga Kenia dhe mama nga Kansasi, kjo ëndërr mund të bëhej realitet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Përmbledhja që Barak Obama bën për origjinën e tij, është vetëm një pjesë e rrugëve të dy personave dhe dy familjeve, që fati ka dashur të kryqëzojë, duke ndryshuar përgjithnjë rrugën e historisë. Jo vetëm kaq. Në biografinë "Dreams of my father" shpjegohet qartë pjesa se nga vjen dhe kush është në të vërtetë Barak Obama, pa harruar këtu ëndrrën e tij për të qenë i pari afro-amerikan në krye të Presidencës së vendit më të fuqishëm të botës. Aty flitet për bujarinë e Kenedëve, përveç personazheve të tillë si Harry Belafonte dhe Sidney Poiter, që në fund të viteve ‘50 i dhanë të drejtën Tom Mboyas, liderit nacionalist kenian, i vendosur të formonte një klasë të re drejtuesish për Afrikën e sapodalë nga kolonizimi, të financonte 81 bursa studimi në kolegjet amerikane. Barak Hussein Obamës (plakut), nga fisi Luo, iu caktua ajo për në Universitetin e Hauait. Ishte vetëm 24 vjeç, kishte talent të madh dhe shumë ambicie. Një nga shokët e tij të shkollës, Philip Ochieng, që më vonë do të bëhej një gazetar i famshëm në Kenia, e kujton kështu: "Tërheqës, bujar e jashtëzakonisht i zoti, por edhe autoritar, i pamëshirshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të treguar inteligjencën dhe pasurinë e tij". Poligam i pandëshkuar, si babai dhe patriarku i familjes, Hussein Onyango Obama, Baraku (plaku) ishte martuar me Kezian (e para nga katër gratë), dhe pati dy fëmijët e parë me të nga tetë gjithsej. Ishte pikërisht në klimën e një shteti shumëkulturor dhe pjesë e Amerikës, që, i riu afrikan, në një orë rusishteje njohu En Dunham, vajzën ëndërrimtare të Stanley dhe Madeley, që kishin emigruar në Kansasi dhe ishin në kërkim të ëndrrës amerikane. Në atë kohë, ajo ishte vetëm 18 vjeç, një vajzë e pafajshme, idealiste dhe me një dëshirë të madhe për të jetuar. E sapoardhur nga shkolla e mesme, ajo ishte e ndrojtur dhe i pëlqente shumë që në vend të fjalës të vëzhgonte. Pak kohë pas njohjes, dy të rinjtë nisën të frekuentoheshin, por që një zezak të frekuentonte një të bardhë në atë kohë ishte jashtëzakonisht e rrallë. Në shumë shtete jugore të SHBA-së, lidhja e tyre do të konsiderohej një krim. Kur En tregoi në familje për të dashurin e saj zezak, ata e ftuan menjëherë në shtëpi për darkë. Pak kohë më pas, çifti vuri kurorë.
U martua me të, në kohën kur ishte tremuajshe shtatzënë mes dyshimeve të prindërve, vështirësive dhe kërcënimeve të Onyangos, i cili nga Afrika e largët i dërgoi një letër, ku dukej i vendosur të pengonte medoemos që "gjaku i familjes Obama të mos përzihej me atë të një gruaje të bardhë". Nga kjo lidhje, erdhi në jetë Baraku. Vetëm pas dy vjetësh, Obama (plaku) do të largohej. E la En me djalin dhe u nis për në Harvard, sërish me një bursë studimi, por kësaj radhe për të përfunduar doktoraturën. Ai kishte shumë ëndrra, por në fund dëshironte të kthehej në Kenian e tij. Ajo u divorcua një vit më vonë, por të dy mbetën miq. En i shkruante gjithmonë për Barakun e vogël. Gjatë kësaj kohe, ai njohu një grua tjetër, Ruth Nidesand, me të cilën u martua dhe vendosi ta çonte në Kenia. Por edhe me Ruthin, nuk jetoi shumë gjatë, edhe pse edhe me të pati dy fëmijë. Ishte ajo që e la, e lodhur nga dhuna që ai ushtronte vazhdimisht mbi të. Në Kenian e iluzioneve të humbura, Obama jetoi një vjeshtë të trishtuar. Punoi me Mboyan, udhëheqësin e tij, deri kur u vra. Karakteri i tij, urrejtjet racore dhe alkooli bënë punën e tyre. Barak Obama (plaku) vdiq në një aksident rrugor në vitin 1982. U varros në një ceremoni myslimane dhe pse vetë ishte ateist. Barak Obama (i ri) e kishte takuar të atin vetëm një herë, në Hauai, kur ishte 10 vjeç. Një takim tashmë i largët në kujtime. Me pak fjalë, një ushtrim i vështirë mendor për të arritur të kujtojë copëza nga ai takim. E çfarë tjetër mund të jenë "Dreams of my father" përveçse për të ecur në gjurmët e të atit që nuk kishte, në Afrikë, në Harvard, në zbulim të identitetit të zi, në pjesën e fshehur të adoleshencës me gjyshërit në Kansas? Por as me En Dunham, Presidenti i sapozgjedhur nuk mund të thuhet se ndahu shumë kohë. Megjithatë, me nënën që shëtiti nëpër të gjithë botën, kishte krijuar një raport të ngushtë. Në moshën 6-vjeçare, En e kishte marrë vogëlushin Barak me vete në Indonezi, për të shkuar pas burrit të saj të dytë, Lolo Soetoro. Ishte ajo që e zgjonte në orën katër, në mëngjeset e lagështa të Xhakartës, për të shkuar të mësonte anglisht në shkollën e vendit dhe ajo që i tregonte historitë e Amerikës, revolucionin e kolonive dhe Luftën Civile. Por En ishte edhe një shpirt i lirë. "E ndiente se aventurat në vendet që nuk i njihte, mund t‘i tregonin se kush ishte në të vërtetë dhe se deri ku mund të arrinte", ka treguar Maya, vajza e Lolo-s dhe motra e Barakut nga nëna. Ndoshta për këtë arsye ishte rikthyer në Indonezi, për të punuar me korporata, si pioniere e financimeve të vogla për sipërmarrësit e vegjël. Kësaj radhe, Barak nuk do t‘i shkonte pas, por do të qëndronte në Hauai. Të ëmën ia zëvendësoi gjyshja, që e rriti dhe që ashtu si në një dramë shekspiriane, vdiq vetëm disa orë para fitores historike të Barakut. Në vitin 1992, tre vjet para se të vdiste nga kanceri, En Dunham kishte përfunduar doktoraturën e saj, me një temë për fshatrat indonezianë. Ua kishte kushtuar Barakut dhe Mayas, ku mes të tjerash shkruante "për fëmijët e mi që nuk u ankuan kurrë se nëna e tyre largohej shpesh me misione". Sot, me siguri që En do të kishte qenë krenare, edhe pse i dha shumë shembuj dhe pak kohë. Por, ai mundi, sepse edhe i vetëm, arriti të ngjitej në çatinë e botës me një fitore që nuk do të harrohet kurrë. Por jo vetëm En dhe Barak, do të ishin krenarë. E gjithë Kenia feston, sepse djali i tyre arriti të shkonte kaq larg.