E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Reka:Tadiç,lojë politike me tragjedinë tonë

Familja Reka ka reaguar kundër deklaratave të presidentit serb Boris Tadic, lidhur me përkujdesjen e tij të shprehur për vogelushen e mbijetuar nga tragjedia, ku 10 anëtarë të saj humben jeten nga orteku, që goditi shtëpinë e tyre në fshatin malor Restelicë në malet e Sharrit.

Pjesëtarë të kësaj familje kanë theksuar se presidenti serb duhet të shikojë hartën se ku i bie Kosova dhe të mos bëje lojë politike.

“E ftojmë që ta shikojë hartën, sepse vetëm ashtu e merr vesh se ku është Restelica, sepse ndoshta ka harruar ku është ky fshat. Kjo është vetëm lojë politike e Serbisë”, ka theksuar për KTV, një pjesëtar i familjes Reka.

Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës, ka thënë familja Reka për KTV. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›