E Diel, 1 Nëntor 2026

Të figurojë Kosova shtet, Serbia mos ta njohë

PRISHTINE- Diskutime te shumta dhe propozime per menyren e perfaqesimit te Kosoves ne nismat rajonale. Thelbi sipas mediave kosovare ka qene i njejte: Kosova, shtet, pavaresisht njohjes nga Serbia.

Lehtësuesi i dialogut, Robert Cooper, e ka kaluar gjithë ditën e martë në takime me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Pala kosovare i ka dhënë ca ide shtesë për përmbajtjen e fusnotës, që do të mbajë Kosova në nismat dhe takimet rajonale.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Qeveria e Kosovës kërkon që në fusnotë të shpjegohet më shumë fakti që Kosova është shtet i pavarur që nuk njihet nga Serbia.

Çdo propozim që shpjegon se Kosova është shtet, por edhe që nuk njihet nga Serbia, për ne është i pranueshëm, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë qeveritar.

Sipas të njëjtit burim, konsultimet e gjata me lehtësuesin Cooper dhe ekipin e tij kanë qenë të frytshme dhe se është lëvizur përpara drejt gjetjes së formulës me të cilën do të prezantohet Kosova, pa u penguar nga Serbia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›