Familja e Bin Ladenit jep 360 milionë euro për Newcastle
Tifozët e indinjuar: “Mos ia shisni klubin familjes të një terroristi”
Për gjithçka ka një limit. Tifozët e klubit të futbollit Newcastle, janë mjaft të indinjuar nga ideja se skuadra e tyre e zemrës mund t’i shitet familjes së Osama Bin Ladenit. Sipas një të përditshmeje britanike, familjarët e terroristit të njohur, pronarë të një ndërmarrje tepër të madhe në Arabinë Saudite, kanë bërë gati ofertën e mbi 360 milionë eurove për të bërë të tyrin klubin e Micheal Owen-it. Për momentin, presidenti Mike Ashley nuk ka theksuar asgjë në lidhje me këtë ofertë, por sipas disa zërave është tunduar nga një shumë e tillë. Investimi i Bin Ladenëve, nuk është mjaftuar në fakt vetëm me skuadrën e futbollit, por kanë dëshirë të shtrihen edhe në disa terrene duke marrë gjithashtu St. James Park, ku kanë menduar të ndërtojnë hapësira të tjera të mëdha tregtare. Përfaqësuesit e familjes të shefit të Al-Kaedës, kanë vizituar edhe qytetin në veri të Anglisë, madje disa herë dhe gjithnjë e më tepër janë të bindur për ta blerë Premier Ligën. “Eshtë mjaft e pështirë dhe një lojë shumë e keqe”, shpjegon Frank Gilmour, në një të përditshme rajonale sportive. “Tashmë varet gjithçka nga presidenti. Ai është gati ta vërë klubin sportiv në dorë të familjes së një terroristi”.
Grand Theft Auto
Një lojë e re elektronike me shqiptarin Luan Bexheti
Para, luks, dhunë, seks dhe drogë... Këto janë disa nga arsyet që e bëjnë mjaft popullore lojën e re elektronike për të rritur “Grand Theft Auto”. Ngjarjet e lojës zhvillohen në qytetin Liberty ...që ngjason mjaft me qytetin e Nju Jorkut dhe personazhet janë kryesisht emigrantë nga vendet e lindjes mes të cilëve ka edhe shqiptarë të përfshirë në rrjedhat e krimit. Një nga dubluesit e zërave është edhe aktori me origjinë shqiptare Luan Bexheti.
Nënshtetësia
Ceremoni betimi për shtetasit e rinj amerikanë
50 njerëz nga 26 vende të ndryshme bënë betimin për tu bërë shtetas amerikanë të enjten në një ceremoni të veçantë të organizuar në muzeun e lajmeve në Washington. Ceremonia u organizua për nder të 4 korrikut, ditës së pavarsisë së Shteteve të Bashkuara. Kolegia Ana Ward bisedoi me disa nga ta që bënë betimin, rreth ndjenjave dhe jetës së tyre të re si shtetas amerikanë. Për këta amerikanë të rinj ishte një ditë e veçantë dhe e mbushur me gëzim. Njerëz moshash dhe prejardhjesh të ndryshme kulturore u mblodhën në këtë ceremoni betimi për ty bërë shtetas amerikanë. Eslam Ali, është bga Egjipti dhe baba i dy fëmijëve. Ai thotë se nënshtetësia amerikane do ti japë atij të drejta të reja dhe do t’i ndihmojë që të ushtrojë profesionin e tij si mjek. ”Jam shumë i lumtur sot që u bëra shtetas amerikanë. Kam pritur për këtë çast për gati 8 vjet dhe është me të vërtete një nder i madh.” Këta shtetas të rinj kanë prejardhje nga 26 vende të ndryshme. Carmen Hollasie është nga Trinidadi dhe Tobago. Ajo ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 19 vjet dhe I ka rritur të dy fëmijët e saj këtu. ”Lashë vendin tim dhe erdha këtu, ku rrita dy fëmijë si një nënë pa burrë, e di se sa më ka ndihmuar ky vend.” Të gjithë shtetasit e rinj thonë se mezi presin të votojnë për herë të parë këtë vit në zgjedhjet presidenciale.Enrique Rueda është nga Spanja dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për 32 vjet. "Mendoj se ky është një vend i mrekullueshëm. Unë e vlerësoj shumë lirinë dhe të jesh shtetas i një vendi që mbron të drejtat dhe liritë e individit është një ndër gjërat më të rëndësishme. Por edhe e drejta për të votuar këtë vit është diçka që unë e pres me padurim.” Majk Aytes është zyrtar i Agjencisë amerikane të emigracionit. Ai uroi shtetasit e ri dhe tha se tani të gjithë ata ishin përgjegjës për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara si edhe çdo amerikan tjetër. ”Si amerikanë ju keni mundësi të jetoni mirë, të përparoni për vete dhe për fëmijët tuaj por Amerika kërkon nga ju që edhe të bëni gjëra të mira dhe të ndihmoni ta bëjmë këtë vend një vend edhe më të mirë." Këtë javë mbi 21 mijë njerëz u bënë shtetas amerikanë, në ceremoni të ndryshme të organizuara në mbarë vendin.
(VOA)
Humor
Mami e Mirit...
Në një shkollë fshati vjen inspektori i arsimit dhe hyn për kontroll në klasën e katërt fillore kur po zhvillohej ora e mësimit të gjuhës shqipe. Pasi hyri në klasë inspektori u bëri një pyetje nxënësve. “Kush formon një fjali me fjalën mami?” Ngritën duart pa dallim të gjithë fëmijët, por inspektori shkon dhe pyet nxënësin më të dobët të klasës, ndërkohë që mësuesja po qëndronte në ankth duke pritur edhe ajo përgjigjen...
-Mami e Mirit është është e bukur, por edhe pak prostitutë.
Mësueses sa nuk i rra të fikët, por për çudi inspektori e kaloi me të qeshur dhe me një të rënë të supeve nxënësit. Pasi mbaroi ora e mësimit inspektori kërkon takim me nxënësin që pyeti pak më parë;
-Ore djalosh, mirë fjalinë që na e the të saktë, po tregoji xhaxhit, ku e ka shtëpinë mami e Mirit?
Horoskop
Dashi
Nuk arrini ta besoni që dikush, duke përfituar nga besimi juaj, po kërkon të ju bëjë një lojë. Nëse administroni para të përbashkëta kujdes!
Demi
Ndonjë vështirësi intensiteti do të jetë sot për shkak të Hënës tek Akrepi. Detyrimet shtëpiake ju rëndojnë, rastet mondane ju mërzisin.
Binjakët
Ditë mjaft e lëvizshme kjo e sotmja në punë. Megjithatë, e gjithë lodhja në fund do shpërblehet. Eshtë momenti për të konsoliduar një projekt.
Gaforrja
Një ditë e bukur për ju me Hënën tek Akrepi, që duke ju forcuar intuitën, ju furnizon me një version të qartë për gjërat.
Luani
Nuk mjafton vetëm diçka që shkon keq, të justifikuar shkurajimin tuaj. Ndoshta kjo është një shenjë, që disa probleme duhen përballuar herët a vonë.
Virgjëresha
Një udhëtim pune, përveçse do t’iu ndihmojë të gjeni zgjidhjet e duhura për një çështje profesionale, mund të rezervojë surpriza të bukura.
Peshorja
Nëse keni ndërmend të bëni një blerje të një rëndësie të madhe, sot është dita e duhur për ta bërë. Yjet ju favorizojnë në çdo aspekt.
Akrepi
Nëse shefi duket që nuk ka shumë simpati për ju, provoni të hyni në një punë dhe ta bëni atë në mënyrë perfekte, duke bërë që të gjithë të habiten.
Shigjetari
Nuk ka gjë më të mirë sesa t’i dedikoheni vetëm dëgjimit në këtë ditë, të pasur me intuita të çmuara e të nevojshme për të bërë analizën e situatës.
Bricjapi
Keni kuptuar se investimet tuaja për të ecur para profesionalisht ose për të zgjeruar aktivitetin, nuk shkojnë dhe aq mirë. Është thjesht çështje kohe!
Ujori
Kalimi i Hënës tek Akrepi, është i paaftë për t’iu krijuar probleme serioze, por mjafton sa për t’iu prishur humorin.
Peshqit
Intuita, butësia, talenti krijues, janë këto të gjitha dhuratat e Hënës tek Akrepi. Skenari ideal për një mbrëmje magjike është një shëtitje buzë detit.
8 Korrik 2008