Merr flakë në det anija-cisternë, plagosen 3 marinarë
Plagosen rëndë marinarët Bujar Bejko, Alban Lika dhe Nexhmi Vora
DURRËS – Një vatër zjarri e shkaktuar në sallën e makinerive brenda një anije ka shkaktuar tre të plagosur, si dhe ka rrezikuar mbytjen e saj. Burimet zyrtare të Portit të Durrësit bëjnë të ditur se flakët përfshinë anijen cisternë “Evangjelis G”, me flamur panamez, rreth 8 milje në veri të Kepit të Selitës. Ndërsa burimet në Spitalin Rajonal të Durrësit pohojnë se tre marinarë të lënduar nga zjarri i rënë në anijen-çisternë që morën ndihmën mjekësore janë: Bujar Bejko, Alban Lika dhe Nexhmi Vora, ku më rëndë është 36-vjeçari Lika. Menjëherë pas sinjalizimit për rënien e zjarrit Kapiteneria e Portit të Durrësit kërkoi ndihmën e Policisë Kufitare të Portit, Rojat Bregdetare, shoqërinë e rimorkimit, forcat e Sigurisë Portuale si dhe shërbimi shëndetësor. Për rreth 30 minuta ekuipazhi i shpëtimit ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Tashmë kanë nisur hetimet, por dyshohet se anija-cisternë, e cila rrezikon të shkaktojë ndotje në ujërat e Adriatikut.
Ngjarja
Burimet zyrtare të Ministrisë së Transporteve bënë të ditur dje se rreth orës 11.00, anija “Evangjelos G”, me flamur panamez, me një ekuipazh prej 9 personash me nënshtetësi shqiptare, është nisur nga rada e Portit të Durrësit me drejtim Portin e Vlorës. Sipas tyre, “anija do të ngarkonte mazut dhe më pas do ta transportonte me destinacion Turqinë”. Sipas tyre, “gjatë itinerarit të saj, rreth orës 13.00, kapiteni i anijes ka njoftuar Kapitenerinë e Portit të Durrësit se në bordin e saj (në sallën e makinerive), ka rënë zjarr”. Kaq ka mjaftuar dhe Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Roja Bregdetare, shoqëria e Rimorkimit, forca e Sigurisë Portuale si dhe Shërbimi shëndetësor janë nisur drejt anijes me mjetet e tyre lundruese. Brenda 30 minutash ekipet e specializuara për trajtimin e të tilla emergjencave, kanë shkuar tek “Evangjelos G”.
Burimet zyrtare të Ministrisë së Transporteve bëjnë të ditur se janë plagosur 2 marinarë, ndërsa të dhënat nga Spitali Rajonal i Durrësit flasin për 3 persona të lënduar. Rreth orës 14.50 janë paraqitur për të marrë ndihmën mjekësore shtetasit Bujar Bejko, 41 vjeç, Alban Lika, 36 vjeç dhe Nexhmi Vora, 51 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie të rënda si pasojë e flakëve". Sipas të njëjtit burim, 36 vjeçari Lika, me detyrë inxhinier, ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Hetimet
Ekipet e shpëtimit kanë shoqëruar drejt Portit të Durrësit përmes rimorkiatorëve anijen-cisternë. Ndërkohë, ekspertët kanë nisur hetimet për motivet e ngjarjes. Sipas Ministrisë së Transporteve, për zbardhjen e saj është ngritur një grup hetimi. Pas nxjerrjes së konkluzioneve, do ti dërgohet një material zyrtar autoriteteve panameze, pasi mjeti lundrues është i regjistruar në këtë vend. Grupi hetimor mori në pyetje edhe marinarët që nuk ishin dëmtuar. Fillimisht, burime në Kapitenerinë e Portit thanë se zjarri ka rënë në mjediset e përbashkëta të marinarëve, përkatësisht në kuzhinën dhe mencën e anijes.
Anija "Evangjelis. G", me flamur panamez, me tonazh 3041 tonë kishte mbërritur nga Greqia në Durrës në 4 korrik. Ajo kishte shkarkuar në portin e Durrësit 1226 tonë benzinë dhe dje ishte nisur drejt Portit të Vlorës për tu ngarkuar sërish.
Box 1
Vapa, shkrumbohen disa ha ullishte në Vlorë
VLORË - Një vatër zjarri, që u shfaq pasditen e të së hënës në afërsi të vendit të quajtur "Kripa" në Vlorë, dogji një sipërfaqe toke prej disa hektarësh, si dhe dhjetëra rrënjë ullinj. Flakët rrezikuan edhe disa banesa e depozita karburantesh. Shërbimet zjarrfikëse dhe banorë të zonës, që shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes. Pas përpjekjeve, që zgjatën për rreth një orë, flakët u lokalizuan dhe u shuan plotësisht. Inspektori i shërbimit zjarrfikës në prefekturë, Petrit Çarçani, tha se ende nuk është përcaktuar shkaku i shfaqjes së vatrës së zjarrit, por mendohet që gjithçka të ketë qenë aksidentale si rrjedhojë e temperaturave të larta. Po dje, një tjetër vatër zjarri u shfaq në afërsi të fshatit Novoselë, 20 km larg Vlorës, por flakët që u lokalizuan shumë shpejt, nuk shkaktuan dëme.
Policia asgjëson mijëra rrënjë Cannabis, zhduken pronarët
SHKODËR – Policia vazhdon sërish operacionet anti-Cannabis, por ka vetëm asgjësim të lëndëve narkotike, pa pasur asnjë kultivues të arrestuar. Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës organizuan dje operacionin e koduar “Discover” në fshatrat e komunës Shllak, ku shkatërruan 1238 rrënjë Cannabis Sativa. Në këtë operacion morën pjesë 34 efektiva policore. “Në fshatin Barcollë të komunës Shllak, në një territor të hapur, nëpërmjet shpyllëzimit në tokë pa pronar, janë identifikuar dy parcela pranë njëra-tjetrës me 385 rrënjë bimë narkotike “Cannabis Sattiva”, - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa, në fshatin Kroi i Madh të kësaj komune janë identifikuar dy parcela pranë njëra-tjetrës me 405 rrënjë bimë narkotike “Cannabis Sattiva”. Në fshatin Bene, po në një territor të hapur, është identifikuar një parcele me 195 rrënjë bimë narkotike “Cannabis Sattiva”. Në një distancë të afërt, fare pranë kësaj zone, është gjetur një vatër tjetër në vendin e quajtur “Çeta e Pal Kolës”, ku janë identifikuar tre parcela pranë njëra-tjetrës me 253 rrënjë bimë narkotike. Operacioni “Discover” nuk shënoi asnjë person të arrestuar, qoftë edhe ndonjë drejtues vendor, ndonëse ligji parashikon që të ndëshkohen edhe kryepleqtë apo kryekomunarët, në raste kur nuk vihen në pranga kultivuesit e lëndëve narkotike.
Virozat e stinës, tejmbushjet Pediatria e Beratit
BERAT - Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e verës, të cilët kanë tejmbushur pavionin e Pediatrisë së fëmijëve, në spitalin rajonal të qytetit. Situata e rënduar epidemiologjike, e krijuar dy ditët e fundit, ka ardhur si rezultat i mos-vlerësimit të situatës së temperaturave të larta dhe moskujdesit në mënyrën e të ushqyerit dhe përdorimit të ujit të pijshëm. Kjo ka shkaktuar tek moshat e mitura humbje të theksuar të lëngjeve. Shefi i repartit të Pediatrisë, në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Vladimir Kumaraku, gjatë një interviste të dhënë për gazetën, ka pohuar se në këtë repart fluksi i fëmijëve të sëmurë ka arritur në 20-25 vizita në ditë dhe nga këta fëmijë, 10-12 prej tyre shtrohen për t’u trajtuar. Kumaraku pohon se virozat manifestohen me temperaturë të lartë, me të vjella e çrregullime diareike, që sjellin lodhje e humbje të theksuar të lëngjeve tek fëmijët e sëmurë, ku më të prekurit nga këto viroza janë fëmijët nga 0-3 muajsh dhe fëmijët e moshave parashkollore. Mjeku Kumaraku këshillon që fëmijët duhen ushqyer shpesh herë dhe nga pak, duke treguar kujdes në higjenën dhe larjen e fruta-perimeve që mbartin mikrobe të shumta, duke i mbajtur larg fëmijët nga kafshët shtëpiake dhe në mjedise të freskëta.
Temperaturat, trefishohen pacientët në spitalin e Kukësit
KUKËS - Temperaturat e larta kanë trefishuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit. "Veçanërisht probleme paraqesin fëmijët 0 - 14 vjeç si dhe persona të moshës së tretë me hipertension arterial, aritmi të zemrës dhe takikardi",- thotë mjeku Albert Shehu. Sipas tij, vetëm në ambulancën e Kukësit kërkojnë brenda ditës ndihmën mjekësore, 45 - 60 persona. Drejtori rajonal i ISKSH-së Feriz Ahmeti,- tha se, “janë marrë të gjitha masat për përballimin e çdo situate emergjente me medikamentet mjekësore."
SHKURT
Humb jetën nga korrenti 66-vjeçari
SHKODËR - Një 66 vjeçar nga Shkodra humbi jetën mbrëmjen e së dielës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se shtetasi Nikoll Gjelaj gjeti vdekjen aksidentalisht, pasi e zuri korrenti. Sipas tyre, viktima po punonte në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen "Dobraç" të Shkodrës. Materialet në lidhje me këtë çështje i kaluan për hetim Prokurorisë së rrethit Shkodër.
Ndalohet drejtuesi i mjetit, aksidentoi kalimtaren
SHKODËR - Policia e Elbasanit ndaloi dy ditë më parë një 45 vjeçar nga ky qytet, pasi aksidentoi me automjetin e tij një 35 vjeçare, e cila ishte duke ecur në këmbë në një rrugë të qytetit. Sipas policisë, Ardjan Lamcja, me banim në Elbasan, po drejtonte mjetin tip "Benz", me targa EL 90 37 B, kur aksidentoi rëndë 35 vjeçaren F. M.. Ndaj tij kanë nisur hetimet për shkeljen e rregullave të qarkullimit
Depresioni, vetëvritet me kallash 18-vjeçarja
ELBASAN - Një 18 vjeçare nga qyteti i Cërrikut u vetëvra me armë zjarri në orët e vona të së dielës në banesën e saj, ndërkohë që nga hetimet paraprake të policisë rezulton se vajza e re i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit. Burime të policisë bënë të ditur dje se “18 vjeçarja Xhuljeta Sanxhaku, banuese në lagjen nr. 3 në qytetin e Cërrikut, i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri tip automatik”. Organet e hetimit po merren me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
8 Korrik 2008