Familja e largon nga City

Kapiteni i Manchester Cityit do të largohet nga ekipi i tij. Kështu ka shkruar ai në një komunikatë që e ka lëshuar për media në orët e vona të ditës së hënë.
Ndërkaq, letra ka ardhur pasi Tevez ishte ribashkuar me Vanessan muajve të fundit, me të cilën ishte ndarë për një kohë. Më të ai ka dy vajza, Katiein dhe Florencian.
Lidhja e tyre mësohet se ishte në krizë për shkak se gruaja e Tevez nuk dëshironte që të jetonte më në Manchester dhe për këtë ajo kishte shkuar në Argjentinë bashkë me fëmijët e saj.
Mirëpo, pavarësisht ripajtimit të tyre, Tevez thotë se nuk asnjë mundësi që ai të bind gruan e tij të kthehet dhe të jetojë në Anglinë veriperëndimore. Kështu nuk i mbetet gjë tjetër pos të largohet ose nga City ose nga ajo.
Kapiteni argjentinas i Cityt ndihmoi ekipin e tij që të ngjitet në vendin e tretë sezonin e kaluar, duke bërë që ky ekip të kualifikohet për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
27 vjeçar-i, i cili iu bashkuar Cityt nga rivali i tyre Manchester United më 2009, ka thënë se nuk mund të jetojë i vetëm pa dy vajzat e tij dhe gruan në qytetin veriperëndimor.
“Dëshiroj që të jem afër tyre dhe të kaloj kohë me to”, tha Tevez në deklaratën e tij. “Të jetoj pa gruan time dhe fëmijët në Manchester është një sfidë e madhe për mua. Çfarëdo që bëj, bëj për vajzat e mia. Dua që ato të jenë të lumtura sepse jeta ime është lumturia e tyre”, tha Tevez.
Tevez kishte nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Cityn me vlerë prej 25.5 milionë funte, kur ishte larguar nga Old Trafford. Duke falënderuar edhe mbështetjen e hierarkisë së klubit dhe të tifozëve, ai kishte rritur reputacionin e tij personal te “qytetarët”.
“Me keqardhje të madhe konfirmoj dhe informoj për dëshirën time që Manchester City të më lejojë të largohem nga klubi”, shtoi Tevez, që për momentin është i angazhuar në Kombëtaren e tij për Kupën e Amerikës.
Ai ka theksuar se ka një respekt shumë të madh për klubin, tifozët dhe për pronarin, Sheikun Manssor, por ata duhet të kuptojnë dhe respektojnë dëshirën e tij. Ndryshe, Tevez kishte shënuar 32 gola në 51 paraqitje për Cityin, ndërkaq në sezonin e parë kishte pasur mungesa për shkak të lëndimit, gjë që City kishte humbur mundësinë që të sigurojë qysh sezonin e kaluar një vend në Ligën e Kampionëve.
Lajmi për largimin e tij menjëherë ka ndezur alarmin e kuq te klubet e interesuara për të, siç janë: Real Madrid, Inter Milan dhe Juventusi.
Saga e deklaratave të Tevez
Nuk është hera e parë që Tevez bën deklarata kontradiktore për largimin e tij nga City. Më poshtë po japim disa nga deklaratat e tij që konsiderohen kontroverse:
12 dhjetor 2010 – Tevez thotë se do të largohet nga Manchester City.
20 dhjetor 2010 – Refuzon ofertat dhe kërkesat që vinë nga klubet tjera.
16 maj 2011 – Ai thotë se do të rrijë në klub nëse gjen ndonjë zgjidhje me familjen.
8 qershor 2011 – Tevez thotë se kurrë nuk do të kthehet në Manchesterin “e vogël dhe përplot lagështi”.
4 korrik 2011 – Konfirmon me një letër publike largimin e tij nga Manchester City.