E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë po ndodh me yjet?

Yjet argjentinas dhe ata brazilianë janë vërejtur shumë pak gjatë Copa Americas. Edhe Argjentina edhe Brazili luajtën lojërat e tyre të nervave në ndeshjet e para, përderisa Bolivia dhe Venezuela bënë një paraqitje të fuqishme, duke treguar se kombëtarët e Amerikës së Jugut dinë të luajnë edhe futboll defansiv. Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 08:40

Pavarësisht se kush e fiton Kupën e Amerikës më 24 korrik, favoritë ende konsiderohen mikpritësit e këtij kampionati Argjentina dhe Brazili, të cilët dështuan të tregojnë futbollin e tyre gjatë ndeshjeve të para në grupe.

Në ndeshjet e para shikuam një emërues që vlen për të dyja skuadrat - dështimin për të siguruar një rezultat pozitiv – përderisa shikuam edhe një mosdurim dhe nerva të lojtarët yje të te dyja kombëtarëve.

Trajneri i Argjentinës, Sergio Batista, po përpiqet të largohet nga deklaratat për barazimin 1:1 kundër Bolivisë, përderisa mediat lokale ka kohë që e thonë në analiza se skuadra e Batistas po inspirohet shumë nga Barcelona.

Por, ai ka harruar njërën prej karakteristikave kryesore të skuadrës kampione të Pep Guardiolas – posedimin e topit, presionin te kundërshtari, pasimet me një prekje dhe driblimet e shërbimet me topa të Lionel Messi, sikurse bën Barcelona.

Kundër Bolivisë, skuadra e Batistas ishte shumë e furishme, por e pakoordinuar, gjë që i jepte mundësi Bolivisë të merrte frymë, të riorganizohej dhe fati i Argjentinës ishte përvoja e vogël tyre, sepse Bolivia mund ta fitonte ndeshjen.

Nga ana tjetër, Brazili filloi sikurse një tren me avull kundër Venezuelës, por duket se treni mbeti pa qymyr në fund. Në vitin e tij të parë si trajner, Mano Menezes po vuan për të gjetur një sulmues të djathtë krahu, që mund t’u jepte topa sulmuesve të parë.

Sulmuesi i qendrës Alexandre Pato lëviz bukur, ka disa driblime të mira, por nuk është një lojtar i mirë brenda zonës së 16 metërshit, gjë që rezultoi që ai mos të shënojë kundër Venezuelës.

Playmakeri Paulo Henrique Ganso nuk ishte në formën me të mirë sepse nuk i dha ato pasimet vrasëse që jemi mësuar t’i shohim, edhe pse kishte disa lëvizje që tregonin se ai është një mjeshtër i mirë i topit.

Një dështim tjetër i Argjentinës është edhe mesfusha. Ndoshta inkuadrimi i Juan Roman Riquelme do të bënte që ai të nxirrte Messin përpara dhe jo të kemi katër sulmues, sepse Argjentina vuante për konkretizim të rasteve dhe bënte lojë pa kokë. Por, duhet thënë se skuadra e Argjentinës megjithatë luan më mirë se nën drejtimin e Maradonas.

Kështu kemi ardhur të një tregim ndryshe që po shkon në këtë kontinent. Katër vite me parë, Venezuela ishte një dënim që argjentinasit mos të vazhdojnë tutje. Krejt në fund analistët, pas dështimit të dy kombëtarëve më të forta në Amerikën Veriore, shtrojnë pyetjen – a është ky dështim i yjeve më të paguar në botë të futbollit apo është dështim i trajnerëve të tyre?

Apo ndoshta fajin e kanë mbrojtjet e fuqishme të Venezuelës dhe Bolivisë. Sido që të jetë, në 90 minutat e para dy skuadrat treguan futboll të mirë, por rezultati ishte zhgënjyes. Në ndeshjet e ardhshme cili yll do ta thyejë akullin – Messi apo Neymar. Apo ndoshta do të kemi një yll të ri në këtë kampionat?

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›