Song mund të burgoset

Alex Song shumë shpejt mund ta shohë vetën prapa grilave. Ai akuzohet se ka rrahur një student në një kafe bar afrikan – e cila gjë mund t’i kushtojë me burgosje.
Mesfushori i Arsenalit (23) akuzohet për plagosje me dashje, kurse incidenti ka ndodhur në qytetin e tij të lindjes në Douala të Kamerunit muajin e kaluar. Song nuk është arrestuar, kështu që nuk ka nevojë të paraqitet në seancën dëgjimore që do të mbahet më 18 gusht.
Por, nëse ai shpallet fajtor, mund të dënohet me dy vjet burg. Song, megjithatë, insiston se nuk e ka prekur studentin në natën e shtatë qershorit.
“Isha me të dashurën time. Ajo shkoi në banjë, por kur nuk u kthye për 15 minuta, shkova për të parë se çfarë kishte ndodhur. Dy roje ma bllokuan rrugën duke më thënë se nuk mund të shkoja në banjë, sepse Alex Song ishte brenda. Ai pastaj doli dhe e kishte fytyrën shumë të inatosur. Me goditi dhe mandej e pashë vetën në spital”, tha Ludovic Achille Mouaha, i cili e akuzon Songun.
“Ajo që ka ndodhur është se disa adhurues i kanë kërkuar nënshkrime, përfshirë edhe një grua të re. Por, rojet e Alexit kanë reaguar sepse kanë menduar se ai do të sulmohet”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i Song.