E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumenj droge nga Shqipëria drejt Italisë

Share

Nuk ka ditë që mediat italiane të mos flasin për arrestime dhe sekuestrim droge që vjen nga Shqipëria. Prestigjiozia italiane Corriere della Serra shkruan se gjatë ditëve të fundit, në Itali ka hyrë një lumë i vërtetë droge nga Shqipëria.

Vetëm në dy ditët e fundit janë sekustruar 740 kilogramë marijuanë, ndërsa sot u arrestuan 13 persona të përfshirë në këtë trafik, 9 shqiptarë, 1 serb dhe tre italianë. Një ditë më parë ndërkohë ishin arrestuar edhe 17 të tjerë, shumica shqiptarë.

Sipas Corriere, ky grup, përveç trafikut të drogës, merret edhe me armë. Ashtu si zakonisht, Brindizi ka qenë baza logjistike e trafikut të drogës që vinte nga Shqipëria, ndërkohë që më pas ajo shpërndahej edhe në zonat: Toscana, Lazio, Veneto e Puglia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›