Familja mbretërore përshëndet vendimin për kthimin e eshtrave të Zogut

Familja mbretërore ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të kthyer në atdhe eshtrat e mbretit Zog. Në një komunikim me median, familja mbretërore krahas vlerësimit të rolit të Mbretit Zog në krijimin e shtetit shqiptar, ka deklaruar se ka ardhur koha që të kthehen në atdhe dhe të nderohen edhe figura të tjera duke filluar nga Fan Noli e deri tek Nënë Tereza. Një ditë më parë kryeministri Berisha shpalli krijimin e komitetit shtetëror i cili do të sillte eshtrat e Mbretit Zog në atdhe.