E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja me 159 anëtarë!

Familja e Ziona Chanas në Indi ka shënuar një rekord botëror.

Me 39 gra dhe 120 fëmijë, nipër dhe mbesa, kjo është familja më e madhe në botë.

Ata të gjithë jetojnë në një ndërtesë 4-katëshe, me 100 dhoma në një fshat malor të shtetit Mizoram, në kufi më Mianmarin.

Familja konsumon rreth 91 kg oriz dhe më shumë se 58 kg patate në ditë.

Ziona Chana, 67 vjeç, ende nuk ndihet plotësisht i kënaqur dhe nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të zgjerojë më tej familjen, duke u martuar me një grua tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›