E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra njerëz dynden jashtë Bangkokut

Dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga Bangkoku për të shpëtuar nga përmbytjes, me ujërat që po mbulojnë dalëngadalë qytetin.

Banorët e Bangkokut janë dyndur drejt aeroporteve si dhe stacioneve të trenit dhe të autobusëve, ndërsa të tjerë po përpiqen të largohen nga qyteti me makina, duke shfrytëzuar rastin që qeveria u ka dhënë pesë ditë pushim.

Shumë banorë janë drejtuar në jug të vendit, në zonat më të larta.

Lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati dhe nga përmbytur rrugët përreth Pallatit të Madh, emblemës ikonike të qytetit dhe zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se niveli i ujit mund të ngrihet edhe më tej gjatë ditëve të ardhshme.

Zyrtarët kanë filluar gjithashtu të përllogarisin dëmet ekonomike si pasojë e përmbytjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›