E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Sigurimi i gjakut, ndër sfidat më themelore

TIRANE- Sensibilizim mbarëqytetar për dhurimin vullnetar të gjakut për të gjithë ata që kanë nevojë. Kjo moto është në qendër të veprimtarisë sensibilizuese në celjen e selisë së parë të organizatës shqiptare të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kjo shoqatë në takimin e organizuar në celjen e kësaj selie synon nxitjen e dhurimit vullnetar anonim pa pagesë, si akt i solidaritetit human. Ministri i Shëndetësisë vasili ka premtuar mbështetje të kësaj iniciative.

“Sfida për të patur një gjak të sigurtë dhe në sasinë e domosdoshme është një nga sfidat themelore të mjeksisë shqiptare. Gjak i sigurtë është vetëm gjaku i dhuruar nga vullnetarët. Ministria e Shëndetësisë do të mbështesi të gjitha iniciativat dhe të gjitha vullnetet që do të shprehen në këtë fushë” u shpreh Vasili.

Organizata e dhuruesve vullnetarë të gjakut ka nisur aktivitetin e saj në Shqipëri në shtator të vitit 2005. Ajo e bazon aktivitetin e saj institucional dhe anëtarësues në pjesëmarrjen shoqërore në mënyrë vullnetare. Gjatë celjes së zyrës së parë të kësaj shoqate u shpërndanë dhe certifikata për 30 pjesmarrës të kursit gati 1 mujor për promovuese të dhurimit vullnetar të gjakut.

Shifrat e dhuruesve të gjakut në vendin tonë janë ende të ulta, ndërkohë që mbetet ende shumë punë për të arritur nivelet e nevojshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›