Lezhë, rreshjet e shiut përmbytin 20 banesa
LEZHË- Rreshjet e shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në Lezhë . Uji ka mbushur rrugët e lagjeve por nuk ka kursyer as ambientet e brendshme të shtëpive. Niveli i ujit në oborret e shtëpive arrin në rreth 50 cm, ndërsa banorët janë izoluar në banesa.
Deputeti i zonës Gjovalin Kadeli i cili ka vizituar nga afër lagjet e përmbytura ka apeluar ndaj autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë.
“Dua ti bëj thirrje kryeministrit Berisha, ministrit të rendit basha, drejtorit të Emergjencave Civile të ndërhyjnë menjëherë në këtë zonë. Është e pamundur që këta njerëz të kalojnë dimrin në këto kushte, pasi të gjitha banesat janë të përmbytura, orenditë shtëpiake janë të dala jashtë përdorimi dhe jeta e tyre është shumë e pasigurtë” shprehet deputeti Kadeli.
Kanë kaluar më shumë se 2 javë që kur rreth 20 banesat janë pothuajse të izoluara për shkak të përmbytjeve. E ndërsa kjo situatë përsëritet cdo sezon rreshjesh, deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga ana e autoriteteve.
(e.n/News24/BalkanWeb)