E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i akuzuari për trafik ilegal

DURRËS- Ekstradohet nga Italia i dënuari nga drejtësia shqiptare me “arrest me burg” në mungesë, nën akuzën e trafikimit ilegal të njerëzve drejt shtetit fqinj.

Interpol Roma i ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme strukturave të policisë së Durrësit 45-vjeçarin, Nexhat Koçi i cili qëndronte i fshehur në Itali prej më shumë se 3 vitesh.
Mësohet se 45 vjecari bashkë me disa persona të tjerë, në 7 korrik 2006, kishin vënë në dispozicion të 30 banorëve nga rrethe të ndryshme të vendit motopeshkatoren “Realdo 1” për kalimin e tyre të paligjshëm në Itali.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›