E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Opozita e bashkuar, PS, nje dritare per LSI"

Petro Koci shprehet se ne Kongresin e Jashtezakonshem, mungoi nje platforme per nje te majte me te forcuar, ndersa nenvizoi se per zgjedhjet vendore te 2011 duhet hartuar nje strategji fituese. "E gjithe opozita duhet te gjeje rruget e bashkepunimit per te ndertuar nje strategji fitoreje ne te ardhmen. Jemi shume prane zgjedhjeve lokale, ndaj kjo kerkon patjeter nje perqendrim energjish tek problemi i bashkepunimit te forcave te opozites", theksoi anetari i Kryesise se PSV '91, Petro Koci. Sipas tij, ne te ardhmen nuk i duhet mbyllur dera as partise se Metes, per nje bashkepunim fitues. Per momentin, e majta ne opozite eshte kundershtare me LSI-ne qe eshte ne pushtet. Por pavaresisht nga deklaratat per nje bashkepunim afatgjate te LSI-se me Berishen, e majta duhet te leje nje 'dritare te hapur' per bashkepunim te mesem",-tha Koci. Ndonese nuk ka ende nje vendim zyrtar te PS per te mos qene ne Kuvend ne seancat e para, Koci shprehet se ky do te jete nje akt i perkohshem i socialisteve. "S'ka asnje interes politik PS-ja dhe opozita, qe te mungoje ne Parlament. Pra te mungoj zeri i opozites ne punimet parlamentare",-tha Koci.

Debati per zgjedhjet

Opozita


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›