Familjarët e 21 janarit, letër Arvizut: Ska paqe pa drejtësi
TIRANË- Familjarët e viktimave të 21 Janarit pak ditë para përvjetorit të parë të ngjarjes i janë drejtuar me një letër ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizut.
Në letrën e familjarëve të viktimave kërkohet mbështetje dhe ndihmë nga Arvizu për nxitjen e hetimeve, zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat dhe të afërmit e tyre.
Dhimbja do zbutej, nëse do dilnin fajtorët e vrasjeve. Ju si ambasador i SHBA, nxisni hetimet për këtë çështje. Nuk do ketë paqe dhe qetësi, pa drejtësi për këtë çështje- lexohet mes të tjerash në letrën e familjarëve.