Rama: Llumi i drejtësisë pas 100 vitesh pavarësi do të turpëronte sot Skënderbeun
Skënderbeu sot do të ndihej i turpëruar, është shprehur kreu i opozitës pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga kryeministri Berisha për hapjen e aktiviteteve të 100-vjetorit të pavarësisë.
Reagimi i Ramës është i pari pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion.
Sot Skënderbeu do të ndihej i turpëruar. Të turpëruar do të ndiheshin edhe etërit e kombit nga llumi i drejtësisë pas 100 vitesh pavarësi, shprehet Rama në Tuiter.
G.N. / Redaksia online