E Diel, 1 Nëntor 2026

Brad Pitt, së shpejti me unazë në gisht

Në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Golden Globes, Brad Pitt del hapur për mikrofonin e “Sky Cine News”, duke zbuluar se ka vetëm një qëllim në të ardhmen, të martohet me Angelina Jolie.

Në ceremoninë madhështore të mbajtur mbrëmjen e 15 janarit në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pitt ka theksuar se ende nuk ia ka dalë të mbajë një unazë në gishtin e tij, duke e konsideruar si objektivin e radhës.

I kandiduar për aktorin më të mirë protagonist për rolin e tij në The Tree of Life, Pitt ka humbur postin nga miku i tij George Clooney.

Mesa duket, po ju vjen fundi i zërave të cilët qarkullonin prej vitit që lamë pas, për një martesë të mundshme të çiftit, të cilët kanë qënë së bashku që pas njohjes së tyre në sheshin e xhirimeve të Mr and Mrs. Smith.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›