Gjermani, Martin Schultz zgjidhet president i PE-së
Socialdemokrati nga Gjermania Martin Schulz është zgjedhur president i ri i Parlamentit Evropian. Zgjedhja e tij erdhi pasi dy grupet më të mëdha parlamentare, Partia Popullore Evropiane dhe socialdemokratët, ranë dakord për zgjedhjen e tij.
56- vjeçari Martin Schulz, pason në këtë post konservatorin nga Polonia Jerzy Buzek. Anëtar i PE-së që nga viti 1994, fitoi mbështetjen e 387 deputetëve nga 670 vota të vlefshme në Strasburg.
Shulc ishte kryetar i grupit të anëtarëve social-demokratë që nga viti 2004.