E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Serbia në BE, me mbështetjen e Gjermanisë

Serbia nuk mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE pa mbështetjen e Gjermanisë, që është “motori” i zgjerimit të BE-së.

Ka qënë kjo deklaratë e dhënë nga Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ndërsa thekson se pengesa më e madhe për statusin kandidat ishte kërkesa që Serbia të heqë dorë nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 12 44.

Ne duhet të kemi dialog më të thellë me Gjermaninë, ne duhet tia shpjegojmë qëndrimin e Serbisë, sepse pa mbështetjen e Gjermanisë, Serbia nuk mund të marrë statusin e kandidatit”, ka thënë Tadiç.

Duke u ndalur në deklaratat e tij dhënë agjensive të lajmeve serbe, ai thekson se Serbia nuk kishte hequr dorë nag rezoluta, sepse ky ishte akt detyrues i OKB-së, i cili përcakton integritetin e Serbisë në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›