Familjarët e Gërdecit, riçojnë Mediun në prokurori
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Familjarët e viktimave të Gërdecit i kërkojnë Prokurorisë të përsërisë kërkesën në Parlament për riheqjen e imunitetit të Fatmir Mediut. Kallëzimi penal, i firmosur nga 21 përfaqësues të familjeve të viktimave të Gërdecit, u dorëzua dje paradite nga e ëma e Edison Durdës, vogëlushit 6-vjeçar, i cili humbi jetën, bashkë me 25 persona të tjerë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit “Alba Demil”. Familjarët i bëjnë apel kryeparlamentares Topalli, kryeprokurores Rama dhe kryetares së Gjykatës së Lartë, Beçaj.
Kallëzimi
Familjarë të viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec kanë dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një tjetër kallëzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Rizgjedhja deputet në zgjedhjet e 28 Qershorit në Kuvendin e ri, shpëtoi kryerepublikanin Fatmir Mediu nga akuza si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, në kohën kur ishte në postin e ministrit të Mbrojtjes. Kallëzimi penal ndodh pas pushimit të çështjes ndaj Fatmir Mediut nga Gjykata e Lartë. “Kërkojmë të rihapet çështja. Asnjë dispozitë ligjore nuk përbën pengesë për prokurorinë për t i rikërkuar Parlamentit heqjen e imunitetit ndaj Mediut”, - deklaroi për mediat Zamira Durda. Ata i bëjnë thirrje kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli, kryeprokurores Ina Rama dhe kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, të bëjnë cdo përpjekje që çështja të mos pengohet e të vihet në vend dinjiteti. Pas veçimit të dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, procesi ndaj Famtir Mediut u pushua nga Gjykata e Lartë, ndërsa për 28 të pandehurit e tjerë vazhdon gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.
Të arrestuarit
Katër janë të arrestuarit, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë: ish-drejtori i kompanisë shtetërore ”MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtori teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli. Ata akuzohen për vrasje masive dhe shkatërrim prone.
Të lirë
Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi i tij, Agim Lala; Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Në seancën e dy ditëve më parë trupi gjykues refuzoi kërkesën e ushtarakëve për veçimin e dosjes nga dosja e katër të arrestuarve, me arsyetimin se do të dëmtonte vërtetimin e fakteve. Avokati i Ylli Pinarit kërkoi zhvillimin e seancave gjyqësore pa praninë e mediave me pretendimin se gjatë procesit do të zbulohen sekrete shtetërore. Gjykata pritet të japë vendim mbi këtë kërkesë në seancën e 10 tetorit.
Tragjedia në Gërdec
Më 15 mars të vitit të shkuar pas disa shpërthimeve të një pas njëshme në fshatin Gërdec të rrethit të Tiranës një shpërthim 10 fish më i fuqishëm se të parët do të shkaktonte një tragjedi njerëzore me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur. Ngjarja që ndodhi në mesditën e 15 marsit 2008 dhe që u përcoll me shumë shqetësim e dhimbje nga të gjithë qytetarët shqiptarë, nxori në pah një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë shqiptare. Në kushte tejet të vështira pune, burra, gra dhe fëmijë çmontonin fishekë dhe predha të artilerisë nga më të lehtat deri tek më të rëndat, e gjitha kjo veprimtari kryhej në fabrikën e demontimit në Gërdec. Bilanci i të vdekurve u bë evident vetëm disa ditë pas tragjedisë, kur disa nga të plagosurit rëndë dhanë shpirt në spitalet italiane ku ishin nisur për t u kuruar. Pas 7 muajsh zvarritjeje nisi për herë të parë normalisht seanca për çështjen “Gërdeci”. Gjyqi për Gërdecin është një nga proceset më të mëdha, me plot 29 të pandehur.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009