I penduari: “Ja si organizoheshin ekzekutimet në Durrës”
Autori i Lajmit: red.
Banda e Durrësit
I penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, ka treguar dje për togat e zeza si organizoheshin vrasjet në qytetin bregdetar. Seanca ndaj "Bandës së Durrësit" ka vijuar sërish dje me dëshminë e të penduarit të kësaj bande, Adriatik Coli. Gjatë kësaj seance, e realizuar me dyer të mbyllura për mediat, Coli mësohet se ka dëshmuar lidhur me disa episode kriminale, si vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës. Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku bashkëpunëtori i drejtësisë, Adriatik Coli, ka dëshmuar në procesin për anëtarët e "Bandës së Durrësit". Dëshmia e Colit cilësohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si një nga provat më të rëndësishme të saj për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kësaj bande.
Dëshmia
Në dëshminë e radhës së kaluar prej 5 orësh, Adriatik Coli ka zbuluar para gjykatësve, pas një maratone të gjatë pyetjesh, dhjetëra krime, zanafillën dhe zbatimin e tyre. Mësohet se dëshmia e Colit ka nisur me episodet e vitit 1998 në momentin kur së bashku me të fejuarën e tij është plagosur nga anëtarë të tjerë të bandës. Ai ka shpjeguar në detaje si u njoh me Lul Berishën dhe si u përça Banda e Durrësit. Në rrëfimin e tij përfshihen vrasje të bujshme, pazare të prishura të drogës mes anëtarëve të bandës. Gjyqi ndaj të 16 të akuzuarve për krime të rënda ka nisur që prej 17 qershorit të vitit 2007, ndërkohë që prokuroria ka thirrur rreth 105 dëshmitarë. Të akuzuarit janë arrestuar në këto katër vitet e fundit në operacione të ndryshme policore, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë.
I penduari
"Rrëfej gjithçka, në këmbim të sigurisë". Ky është pakti që Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rrëfimi i të cilit dërgoi në bankën e të akuzuarve krerët e njërës prej bandave më të rrezikshme në vend. Një kontratë me 7 pika dhe një firmë e hedhur në fund nga "i penduari" ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda të sigurojë jo vetëm dëshminë e tij, por edhe fakte e prova për aktivitetin kriminal të organizatës. Dëshmia e Ardiatik Colit, ish-pjesëtar i Bandës së Durrësit përbën "thembrën e Akilit" për organin e akuzës, jo vetëm për arrestimet e kryera pranverën e vitit 2006, por edhe gjatë procesit që vazhdon në gjykatë. Nëntë marsi i vitit 2006 duket se ka qenë një ditë e mbarë për grupin e prokurorëve, që do të hetonin më pas aktivitetin kriminal të njërës prej bandave më të rrezikshme në vend. Pas orësh të tëra negociatash, grupi i hetimit ka firmosur marrëveshjen me Adriatik Colin, duke siguruar rrëfimin e tij për çdo krim të kryer nga banda. Në këmbim të dëshmisë së tij, Prokuroria mori përsipër të garantojë siguri maksimale për të.
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009