Familjarët e Xhindit: Duam drejtësi. Pa autor nuk mund të mbyllen hetimet
Një ditë pas publikimit të rrëzimit të dy pistave të fundit, nga Prokuroria e Përgjithshme, për vrasjen e ish-deputetit socialist të Qarkut të Fierit, Fatmir Xhindi, kanë reaguar familjarët e të ndjerit. Ata janë shprehur të pakënaqur nga ecuria e hetimeve të deritanishme, si dhe nga publikimi i informacionit për mbylljen e tyre. Paraditen e së martës, vëllezërit, të afërmit dhe mjaft miq e të njohur të Fatmir Xhindit janë mbledhur në banesën e tij, e cila qëndron e hapur që nga mbrëmja e dy majit, kur krismat e një arme automatike i morën jetën 49-vjeçarit. Të afërmit shprehen mosbesues ndaj drejtësisë shqiptare, ndërkohë që shprehen se janë drejt një vendimi për vetëgjyqësi. Pistat e dyshimta që përfliten nën zë janë të shumta, por përqendrimi i familjarëve të deputetit të vrarë është te pista politike, tek e cila ata shohin mundësitë dhe shkakun e një vrasjeje të tillë. Këtë pistë familjarët e lidhin edhe me vonesën e zbardhjes së ngjarjes, si dhe gjetjes së një autori. Vëllezërit, bashkëshortja dhe dy djemtë e mëdhenj të deputetit Fatmir Xhindi, jo vetëm që kanë kërkuar vijimin e hetimeve, por edhe gjetjen e autorëve shumë shpejt. "Mbyllja e hetimeve pa autor dhe asnjë pistë të qartë tregon fare hapur drejtësinë e munguar në një shtet si ky që jetojmë. Mbyllja e hetimeve vendos një njollë të madhe mbi drejtësinë shqiptare. Ne nuk mund ta mirëpresim një fakt të tillë, pasi kemi muaj që presim reagimin konkret të autoriteteve shtetërore", ka thënë vëllai i deputetit Fatmir Xhindi, Xhemili.
Ndërsa vëllai tjetër, Iliri, shprehet se lënia në heshtje e kësaj çështjeje tregon papërgjegjshmërinë e shtetit në gjetjen e vrasësit, i cili edhe sot e kësaj dite shëtit i lirë.
"Ne shprehim dyshime jo vetëm për vrasjen, por edhe për hetimet, mënyrën sesi janë ndjekur ato", ka akuzuar bashkëshortja e Fatmir Xhindit. Familjarët tregojnë se janë njohur me ecurinë e hetimeve vetëm nga mediat dhe asnjëherë nuk kanë marrë komunikim zyrtar me autoritetet e policisë dhe të prokurorisë. "Gjithçka e publikuar më të lë dyshoj se shteti ka dorë në këtë ngjarje. Dyshojmë te hetimet dhe te vrasja. Nuk është e mundur që shteti të mos gjejë autorin për një ngjarje të tillë, aq më shumë kur vritet një deputet. Nuk ka asnjë ecuri në këtë çështje dhe gjithçka është si në ditën e parë që ndodhi. Ku është drejtësia?! Ku është shteti që premtoi gjetjen dhe dënimin e autorëve", ka thënë Ilir Xhindi i vëllai i deputetit të vrarë. Familjarët, ashtu si dhe herë të tjera, kanë bërë apel për gjetjen e autorëve, për të shmangur kështu vetëgjyqësinë. "Në rast se shteti nuk është i aftë, do të jemi ne burrat e fisit që do të vëmë drejtësinë në vend", kanë thënë njëzëri familjarët, njësoj siç kanë bërë edhe në momentin e varrimit të deputetit Xhindi, si dhe gjatë ditëve përkujtimore të tij. Zyrtarisht Policia e Fierit dhe agjentë të seksionit të krimit të organizuar në këtë drejtori, që po merren me hetimin e çështjes, kanë deklaruar se ngjarja është e dokumentuar dhe dëshmitë si dhe provat e njëpasnjëshme janë në dispozicion të grupit hetimor. Ndryshe nga burimet e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtues të Policisë së Fierit shprehen se kjo ngjarje shumë shpejt do të ketë një autor. Gjatë më shumë se tre muajsh hetime, grupi i posaçëm i ngritur për të zbardhur vrasjen e Fatmir Xhindit ka hetuar mbi shumë pista, por ende nuk ka një version zyrtar dhe autor të ngjarjes.
Ekspertiza, vrasësit e Xhindit kanë shmangur kamerat
Prokuroria dyshon se vrasja e Xhindit ishte e mirorganizuar, pasi autorët nuk kanë lënë as më të voglën provë në vendngjarje, madje kanë shmangur zonat e banuara dhe janë larguar nga disa rrugica të ngushta në qytezë. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të kryejë analiza dhe ekspertiza për ngjarjen e 2 majit, por deri tani asnjë i dyshuar konkret. Hetuesit e çështjes kanë vijuar analizën e provave në vendngjarje, duke marrë në pyetje agjentët e policisë që kanë mbërritur të parët në vendngjarje. Nga të dhënat hetimore ka rezultuar se qeni që ka përdorur policia natën e ngjarjes ka gjetur rrugën që ka bërë pas ekzekutimit autori. Mësohet se vrasësi e ka pritur deputetin në derën e shtëpisë, ka qëlluar një breshëri prej 15 plumbash në drejtim të tij dhe më pas ka përdorur një rrugicë të ngushtë në afërsi të banesës për t‘u larguar. Dyshohet se autori ka vazhduar rrugën deri në segmentin nacional Fier-Berat, ku e priste një automjet tjetër. Ky itinerar është zbuluar nga qeni "me erë" që është marrë për të zbuluar rrugën që ka përshkuar autori pas krimit. Rruga e përshkuar nga qeni është filmuar nga hetuesit e çështjes dhe qeni ka ndaluar para një banke, e cila kishte kamera të instaluara me rreze ultravjollcë, që mund të identifikojnë personat që kalojnë natën. Por, për çudi të hetuesve, autorët kanë devijuar rrugën dhe hijet e tyre dallohen pak, duke kaluar në një rrugicë për të përfunduar në rrugën nacionale. Rezultati i ekspertizës ka bërë që hetuesit të dyshojnë se vrasja ka qenë e organizuar deri në detaj, ku autorët vëzhgonin "prenë" madje kishin arritur të gjenin edhe rrugicat nga ku do të largoheshin, pa u vënë re nga askush. Megjithëse janë pyetur familjet që banojnë pranë rrugicës, ende nuk ka asnjë person që mund të ketë parë persona në atë orë, pasi vëmendja ka qenë e përqendruar te televizioni.