Familjarët e gjyqtarit: U vra për pronat, policia shoqëron 30 persona
TIRANË- Familjarët e gjyqtarit Skerdilajd Konomi të vrarë në mënyrë makabre 3 ditë më parë kanë deklaruar sot për “Gazetën Shqiptare”, se vrasja e të afërmit të tyre nuk është bërë për shkak të detyrës së tij si gjyqtar, por për shkak të pronave që trashëgonte. Edhe burime pranë grupit hetimor pohojnë për “Gazetën Shqiptare” se gjyqtari 33-vjecar kishte në pronësi një truall 340 ha tokë në Hamallaj dhe në Gjirin e Lalzit.
Gazetari Arjan Konomi, djali i xhaxhait të gjyqtarit, thotë me bindje se Skerdilajdi nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa krimi erdhi pas fitimit të një gjyqi për pronat.
Nga ana tjetër hetuesit deklarojnë se nuk kanë një pistë konkrete që mund t'i çojë tek autorët e krimit të shëmtuar, edhe pse policia e Vlorës ka shoqëruar deri tani të paktën 30 persona.
Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës. Ndërkohë që policia e Vlorës ka vënë 100 mijë euro shpërblim për çdo informator që do të mund të zbardhë autorët e vrasjes.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Unioni i Gjyqtarëve heshtje në nder Konomit, hetimet vijojnë