Familjarët e të arrestuarve të Sopotit kërkojnë lirimin e tyre
Tetovë - Familjarët e të arrestuarve të Sopotit po qëndrojnë para selisë së BDI-së në Tetovë për lirimin e familjarëve të cilët nga gjyqësia maqedonase janë dënuar me 104 vite burg për rastin e shpërthimit të një minë në këtë fshat para 6 viteve nga e cila vdiqën dy ushtarë të NATO-së. Familjet e tyre ankohen se të afërmit e tyre janë dënuar padrejtësisht dhe se bëhet fjalë për një proces gjyqësor të montuar politikisht.
Njëri nga familjarët theksoi se partia e Ahmetit disa here para fushatave zgjedhore ka vizituar fshatin e tyre duke premtuar lirimin e të burgosurve, mirëpo deri më tani akoma asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. Gra dhe burra të moshuar, fëmijë të vegjël të familjarëve thanë se do të mbeten të jetojnë para selisë së BDI në Tetovë. Ata kërkojnë të afërmit e tyre të lirohen sepse janë të pafajshëm.
“Sigurisht edhe gjyqtari ka qenë i detyruar të sjellë një aktvendim të tillë. Këtu nuk ka kurnjifarë drejtësie, këtu nuk ka drejtësi. Avokati na ka thënë se në rastin tuaj patjetër duhet të ndërhyjë politika”, theksoi Qenan Limani, Kryetari i Bashkësisë Lokale të Sopotit. Ai tha se mbi 100 vite burg janë dhënë për 11 veta të cilët plotësisht janë të pafajshëm.
Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar para disa ditëve me 14 vjet burg Zenel Klaiqin nga fshati Sopot i Kumanovës, ndërsa me nga 15 vjet heqje lirie janë dënuar në mungesë edhe gjashtë banorë të tjerë të këtij fshati që janë në arrati. Shtatë banorët e këtij fshati u dënuan me akuzën se ishin bashkëpjesëmarrës në vendosjen e një mine në vitin 2003 në afërsi të fshatit tyre, ku humbën jetën dy pjesëtarë të forcave polake në kuadër të misionit të NATO-s.
Familjarët e të dënuarëve janë shprehur të revoltuar lidhur me masën e dënimeve të shqiptuara dhe se sipas tyre ata ndjehen të mashtruar nga partia shqiptare në pushtet BDI dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, që sipas tyre i kishte premtuar ndihmë. (ina)