Feith: Avokati i Popullit, rol kyç në mbrojtjen e të drejtave
Prishtinë -Pas zgjedhjet së Avokatit të Popullit nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka reaguar edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili e ka përshëndetur vendimin. Institucioni i Avokatit të Popullit, luan rol kyç në mbikëqyrjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të individëve nga veprimet e papërshtatshme ose mosveprimet nga ana e autoriteteve publike, theksohet në një komunikatë të Zyrës për informim të ICO-s.
“Kuvendi i Kosovës ka bërë sot një hap të madh përpara. Unë kam besim se z. Kurteshi do të punojë në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do të bëjë çmos për të avancuar të drejtat dhe liritë e tyre. Ai ka mbështetjen time të plotë në ushtrimin e detyrave të tij në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”, ka vlerësuar Feith. (telegrafi/start)