E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështjet aktuale, Ahmeti pret ambasadoren holandeze

Tetovë -Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integril Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Holandës në Shkup znj. Simone Filippini. Zhvillimet politike ne vend sidomos mbas zgjedhjeve lokale qe u vlerësuan larte si proces me i rregullt zgjedhore ne Maqedoni fale angazhimit maksimal te Qeverise dhe Bashkimit Demokratik per Integrim si partnere e koalicionit qeverisës, rrugëtimi i vendit drejt Integrimeve ne NATO dhe UE si alternative e vetme per te ardhmen e vendit, kontesti i emrit me Greqine si pengese serioze per kete rrugëtim, implementimi i Marrëveshjes Kornize, marrëdhëniet nderqinjesore dhe ceshtje tjera qe kane te bejne me investimet e huaja, raportet nderetnike, kulturen etj, ishin disa prej temave të diskutuara gjatë takimit.

Kryetari i BDi-se z.Ahmeti, falënderoi ekselencen e saje znj.Filippini per ndihmën dhe angazhimin e vahdueshëm që ajo dhe Republika e Holandës i kane ofruar Maqedonisë. Sa i takon situatës politike në vend dhe rajon bashkëbiseduesit ndanë mendim se integrimi i vendit ne NATO dhe Unionin Evropian (EU) është e vetmja alternativë për rajon stabil me raporte të qëndrueshme dhe të mira ndërfqinjësore dhe një Maqedoni me raporte të relaksuara ndëretnike.

Kryetari Ahmeti kërkoi nga ambasadorja Filippini që të ketë një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtarë për të ndihmuar në përshpejtimin e proceseve të ngadalësuara që sa më shpejtë Maqedonia dhe rajoni të bëhen pjesë e NATO-s dhe BE-së, sepse vetëm kështu e ardhmja e vendit dhe rajonit do të jetë e sigurt.

Ahmeti siguroi ambasadoren se Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm të ndihmojë në drejtim sa pozitiv po aq edhe konstruktiv. Duke folur per sfidat dhe veshtiresite qe Republika e Maqedonise i ka në këtë drejtim, bashkëbiseduesit nënvizuan se kontesti i emrit me Greqine paraqet pengese ne rrugëtimin e Maqedonise drejt integrimeve euro-atlantike dhe se nje kompromis i përshtatshëm per te dy palët ne kontest do te ishte i nevojshëm.

Kreu i BDI-së e siguroi ambasadoren se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë gjithashtu me prioritet ne agjendën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se vonesa e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Kosovën nuk është ne interes për vete shtetin dhe ne te mire te marrëdhënieve me fqinjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›