Vlore shoqerohen dhjetera te rinj asnje i ndaluar
Nje aksion policor i zhvilluar mbremjen e se shtunes ka cuar ne dhomat e shoqerimit te Drejtorise se Policise se Vlores 68 adoleshente dhe te rinj te cilet nuk kane pasur dokumente identifikimi. Sipas policise aksioni ka qene me karakter verifikimi me qellim kapjen e personave te kerkuar.
Dhjetera forca policie te Vlores te mbeshtetura dhe nga forcat e nderhyrjes se shpejte te ardhura nga Fieri kane ushtruar kontroll ne shume lokale dhe qendra interneti. Burime nga policia lokale kane pohuar se kontrolli ka qene pjese e operacioni te pergjithshem qe eshte bere ne disa qytete te vendit. Nga kontrollet e ushtruara mbremjen e se shtunes vetem ne lagjen Pavaresia te qytetit bregdetar jane shoqeruar 68 persona kryesisht te rinj. Ata jane marre ne pyetje nga uniformat blu dhe me pas jane lene te lire nderkohe qe u kane marre shenjat e gishtave. Mbremjen e se shtunes nuk eshte gjetur ndonje person i dyshuar por priten rezultatet nga laboratori pas marrjes se shenjave te gishtave per te ndermarre arrestime nese verifikohet se jane gjetur ne vendngjarje te ndryshme si vjedhje grabitje etj.
Operacioni ka vijuar edhe gjate paradites se djeshme ku uniformat blu kane kryer kontroll ne dhjetera lokale te qytetit bregdetar dhe me pas jane shoqeruar disa persona te cilet njihen si problematike. Pasi u jane marre shenjat e gishterinjve dhe u jane nenshtruar marrjes ne pyetje nga ekspertet kriminale ata jane lene serish te lire. Pritet qe aksioni te vazhdoje nje jave dhe ne filtrin e policise do te jene te gjithe te rinjte te cilet dyshohen per vepra te ndryshme penale. Nderkohe kreu i Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores Ylli Metko eshte shprehur per Shqip se ky aksion po ndermerret per rritjen e sigurise dhe parandalimin e krimit. Me tej ai ka shtuar se me ane te ketyre kontrolleve synohet edhe eliminimi i mbajtjes se armeve luftarake dhe te ftohta nga te rinjte vlonjate.
.