Familjet e policëve të vrarë, gati ligji i statusit të ushtarakut
27/08/2010 Ministri Basha në Durrës premton përkrahje maksimale financiare
DURRËS- Familjet e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës do të përfitojnë shumë shpejt statusin e ushtarakut, madje për ta do të këtë lehtësira edhe për strehimin, punësimin dhe arsimimin e fëmijëve. Këtë e ka pohuar dje ministri i Punëve të Brendshme Lulzim Basha gjatë vizitës që iu ka bërë një pjese të këtyre familjeve në shtëpinë e pushimit në Plepa të Durrësit. Basha ka shtuar se ligji për këtë kategori të shoqërisë shqiptare ka përfunduar dhe pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Janë gjithsej 400 familjarë të 73 policëve të vrarë në krye të detyrës nga viti 1995 dhe në vazhdim. Për të gjithë familjarët ministria e Brendshme në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit kanë organizuar pushime 10-ditore në shtëpinë e pushimit në Plepa. Për herë të parë Ministria e Brendshme ka planifikuar falas pushime 10-ditore për familjarët e policëve të vrarë, të cilët do të kenë mundësi që të kenë të njëjtat përfitime ashtu si punonjësit e policisë që shërbejnë në struktura të ndryshme. Ministri Basha shoqërohej në vizitën e tij në shtëpinë e pushimit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe për disa minuta ka dëgjuar problemet dhe hallet e kësaj kategorie që janë goditur nga fatkeqësia e humbjes së kryefamiljarëve në përballjet e policisë me elementë kriminalë. Basha ka shtuar se ligji që do të miratohet së shpejti në qeveri garanton për familjet e policëve të vrarë edhe strehimin, punësimin dhe arsimimin e fëmijëve kundrejt lehtësirave që nuk i përfitojnë shtresat e tjera të shoqërisë. Gjithashtu brenda kësaj jave qeveria ka planifikuar në agjendën e saj që të miratojë edhe shumën e dëmshpërblimeve që familjet duhet të marrin pasi kanë humbur një person të familjes së tyre. Në bazë të projektligjit të hartuar parashikohet që familjet të marrin një rrogë të plotë mujore derisa fëmija i vogël të mbushë 18 vjeç si dhe akordim të menjëhershëm të shumës prej 200 mijë lekë kur çdo fëmijë i këtyre familjeve nis studimet e larta.
Gjatë dekorimit të oficerit ndërlidhës britanik
Basha: Shqipëria jep kontribut në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Suanson i cili largohet nga kjo detyrë. Medalja e Mirënjohjes për Z. Ben Suanson u dha me motivacionin “ Për shërbime të shquara në mbështetje të Policisë së Shtetit Shqiptar si dhe kontributin e dhënë për forcimin e bashkëpunimit midis dy policive të dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe”. Duke vlerësuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe agjencisë britanike në luftën kundër krimit të organizuar SOCA, Ministri Basha u shpreh se shkëmbimi i programeve, asistenca e drejtpërdrejtë, krijimi dhe trajnimi i njësisë së agjentëve në mbulim të Policisë së Shtetit dhe operacionet e përbashkëta kanë shtruar rrugën për një partneritet shumë më të ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit në Britaninë e Madhe, por edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. “Shqipëria është sot një vend që jo vetëm nuk eksporton pasiguri dhe krim, por jep një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar transkufitar, jep një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër trafiqeve ilegale, jep një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në implementimin e platformave dhe ligjeve pararojë, siç është dhe ligji për konfiskimin e aseteve kriminale. Gjithë kjo përpjekje e madhe mbështetet mbi supet e profesionistëve të dedikuar të Policisë së Shtetit, të agjencive të zbatimit të ligjit dhe për pesë vite me radhë, njëri prej tyre ndonëse nën uniformën e kolegëve britanikë ka qenë Z Ben Suanson,-u shpreh Ministri Basha. Z. Ben Suanson tha se: “Kemi parë rritje profesionale në Policinë e Shtetit këto vite, gjë që jam i bindur se do të vazhdojë dhe në të ardhmen”